Piro Bare, biznesmeni që u tentua të vritej duke përdorur një vrasës me pagesë, nga rivali i tij në biznesin e gazit Ilir Karçini, duket se ndodhet në vështirësi financiare, pasi një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, kërkon sekuestrimin e pasurisë së tij.
Në kulmin e tensionit, përfaqësuesit ligjorë të bankës i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku kërkojnë nga kjo e fundit nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit, lidhur me kontratën e kredisë që kompania “Romano Port” ka marrë në 24 dhjetor të vitit 2007.
Pikërisht kjo kontratë kredimarrje duket se nuk është respektuar nga biznesmeni i gazit Piro Bare, i cili nuk ka arritur të paguajë detyrimet financiare.
Sipas burimeve bëhet fjalë për disa muaj që kompania nuk ka arritur të shlyejë kredinë, megjithëse nga ana e bankës është njoftuar në mënyrë të vazhdueshme.
Për pasojë sektori juridik i bankës, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku kërkon nxjerjen e një urdhëri ekzekutimi, me qëllim nisjen e procedurave të sekuestrimit të pasurisë së kompanisë “Romano Port” që administrohet nga biznesmeni Piro Bare.
KERKESA NE GJYKATE
Kërkesa e bankës është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës, në datën 29 janar dhe se mban nr. 493. E paditur është kompania e gazit “Romano Port”, që zotërohet nga biznesmni Bare, dhe se objekti i padisë është lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për “Kontratën e Kredisë me kufi nr. 5460 rep, nr. 1284 kol.datë 24.12.2007, të ndryshuar me amendamentin or. 6048 rep, rir. 2093 .kol. datë 25.12.2008: dhe Amendamentit nr. 4719 rep, nr. 1054 kol. datë 30.12.2009.”
Shorti elektronik ka zgjedhur për të gjykuar këtë kërkesë, gjyqtaren Enkela (Bajo) Vlora, dhe se pritet që brenda muajit shkurt të meret një vendim për pranimin ose jo të kërkesës së bankës. Nëse gjykata vendos pro bankës, atëherë përmbarimi mund të verë nën sekuestro pasuritë e kompanisë “Romano Port”.
VEPRA 20 MILIONE EURO
Titullari i veprĂ«s 20 milionĂ« euroshe nĂ«nshkroi njĂ« marrĂ«veshje koncensionare me qeverinĂ« pĂ«r 30 vjet. “Romano Port”, e cila ka financuar vetĂ« gjysmĂ«n e projektit, ka marrĂ« nĂ« vitin 2006 njĂ« kredi prej 10 milionĂ« euro euro nga 3 banka, tĂ« nivelit tĂ« dytĂ«. Projekti kishte tĂ« bĂ«nte me njĂ« sipĂ«rfaqe prej 42 hektarĂ« dhe pĂ«rbĂ«hej nga njĂ« urĂ« 630×15 metra dhe pesĂ« depozita tĂ« naftĂ«s (nga 20 mijĂ« m3 secila) si dhe gazi (10 mijĂ« m3). “Romano Port” siguronte se terminali do tĂ« ishte nĂ« gjendje tĂ« shkarkojĂ« 9 mijĂ« ton gaz dhe 16 mijĂ« ton karburant nĂ« ditĂ«. Por vetĂ«m nĂ« vitin 2003 u dĂ«gjua pĂ«r Porto Romanon si njĂ« terminal i mundshĂ«m.
Romano Port Sh.A. është krijuar nga një konsorcium prej 3 kompanish, “Edil Al”, “It” , Intergaz dhe “Alba-Oil”, krijuar dhe udhëhequr nga A.D, përfaqësues i lartë i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarëve si dhe partner lokal në disa supermarket. Shtetasi A.D, u largua, duke i’a lënë aksionet Piro Bares, pronar i “Alba-Oil”. Në vitin 2004 u lidh një kontratë koncensionare të Porto Romanos, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr.9298 të të njëjtit vit. Pas marrjes së lejës së ndërtimit, nisën punimet në kohë reale, por vonesat misterioze çuan në mospërfundimin e punës, siç ishte planifikuar për pranverën e vitit 2007.