Home Aktualitet Marjan Gryka: Berisha eshte agjent i UDB, vrau Remzi Hoxhen

Marjan Gryka: Berisha eshte agjent i UDB, vrau Remzi Hoxhen

604
0

berisha-gryka1Marjan Gryka ish truproja e Azem Hajdarit dhe kreu i shoqatës me të njëjtin emër flet për tradhtinë e Sali Berishës ndaj luftës së UÇK, prangosjes së Adem Jasharit e Hashim Thaçit, mbylljes së qendrave stërvitore me urdhër të UDB. Ai akuzon Berishën se vrau Remzi Hoxhën me urdhër të UDB sepse filmoi takimin në Shën Naum me Milosheviçin, si dhe flet për përplasjen mes Rugovës dhe Berishës për Kosovën. Gryka flet dhe për takimin e Gazidedes kreut të SHIK me Arkanin në Shkodër e Dibër të madhe për trafikun e naftës, si dhe akuzon Berishën se vrau Xhindin dhe Olldashin.

Zoti Gryka! Ka shpërthyer një debat për rolin që është luajtur nga Shqipëria për luftën që çoi në çlirimin e Kosovës. Kur ka filluar ku kontribut sipas jush?
Kur duam të japim opinionet tona, të bëjmë një analizë të thellë dhe të shprehemi për Kosovën, na duhet të jemi konkretë dhe realistë ndaj të vërtetave. Dhe ku e vërteta e parë është që, Kosova nuk u çlirua kurrë, por përkundrazi u godit rëndë pas shpine, me të vetmin ndryshim që këtë radhë jo nga serbi dhe Serbia, por nga bashkëpunëtorët e Serbisë në Shqipëri.

E thënë qartë, Kosova u tradhtua dhe u rivra nga vetë shqiptarë. Në këtë aspekt, kemi një binjakëzim të Kosovës me Shqipërinë, të politikanëve të të dy shteteve, me krimin e organizuar të të dy shteteve, me vrasjet politike po të njëjta dhe me të vetmin biznes të zhvilluar Kosovë-Shqipëri: Vrasjet me pagesë. Ky është një zhvillim dhe binjakëzim i dy qeverive që drejtojnë këtë popull të ndarë në dy pjesë. Dhe binjakëzimi, si e bardha në të zezë është në Shqipëri, Dhjetori ‘90.

Pasi të gjithë krerët e kësaj lëvizjeje që solli demokracinë në Shqipëri u tradhtuan dhe u vranë, me në krye Liderin e madh të Dhjetorit, Azem Hajdari. E njëjta gjë edhe për Kosovën UÇK-ja, ku të gjithë luftëtarët e saj të vërtetë u vranë me tradhti me në krye Adem Jasharin. Pra është e njëjta dorë, i njëjti skenar dhe i njëjti projekt në vazhdim për ata që ndjekin këto ideale dhe duan lirinë!!

Pra, ata që jo vetëm kontribuuan, por dhanë gjithçka për fjalën e lirë dhe për një Kosovë dhe Shqipëri shtet demokratik dhe i lire, ata vetë ishin ideatorët dhe organizatorët e një lufte të pastër për të çliruar Atdheun e tyre, ku shqiptarët kudo ku ndodhen kanë kontribut të pashembullt dhe kolosal në këtë luftë. Por kjo kurrsesi nuk mund të thuhet për individët që mbajnë spaletat dhe krenohen me kartat e UDB-së për vrasjet që u bënë djemve më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Cili ka qenë roli i Sali Berishës si  kryetar opozite, President, kryetar opozite sërish për Kosovën? Ka pasur akuza për takimin e tij me Milosheviçin, Arkanin dhe eksponentë të tjerë serbë që hapi rrugën e furnizimit të makinerisë serbe të luftës me naftë. Sa e dëmtoi çështjen e Kosovës?
Në kohën kur në Shqipëri po zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste pas 45 viteve diktaturë komuniste, UÇK e kishte filluar organizimin e saj dhe mobilizimin për një ushtri Kombëtare, me në krye Adem Jasharin dhe me ndihmë të Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari si dhe shumë djemve nga Kosova dhe Shqipëria. Të cilët stërviteshin në Malin e Dajtit për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës.

Dhe vetë Azemi, pasi PD fitoi zgjedhjet në tavolinë deklaroi: Shpëtoi Kosova dhe rilindi Rugova. Sepse Azemi ishte një atdhetar i rrallë. Mirëpo, pasi PD fitoi zgjedhjet, erdhi momenti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku me shumicë absolute votash u zgjodh Sali Berisha, pra me vota jo vetëm të djathta, shqiptarët në Shqipëri por edhe Kosova u gëzua për këtë zgjedhje. Mirëpo pas zgjedhjes së Sali Berishës President, një natë Adem Jashari në një mbledhje në Dajt deklaroi: Kujdes nga Berisha, ai është antikombëtar. Të gjithë që ishin aty dhe që e dëgjuan, u habitën me këtë deklaratë! Ishte e papritur për të gjithë.

Dhe pas kësaj deklarate, Azemi u lidh me Ibrahim Rugovën në telefon, për ta pyetur dhe Rugova i tha: O ‘Azem Shqipja’, të gjithë duhet të kemi kujdes nga ai!! Dhe direkt pas dy ditëve e vërteta doli sheshit, sepse Presidenti i vendit i asaj kohe Sali Berisha urdhëroi urgjent shkrirjen e grupeve ushtarake në Dajt dhe deklaroi se UÇK është vegël e UDB-së! Pikërisht këtu filloj edhe plasaritja në PD mes Azemit dhe Berishës.

Azem Hajdari u këshillua edhe nga Ambasada e SHBA-së që të distancohej nga Saliu dhe të afrohej me Rugovën, sepse Rugova për të gjithë ndërkombëtarët ishte politikani i vetëm shqiptar i pranueshëm dhe si një e ardhme konkrete për zhvillimet e mëtejshme për shqiptarët kudo. Dhe po ky President, pra Sali Berisha, pasi bie nga karrigia, edhe në opozitë mbajti të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës, duke u shprehur se nuk ka ardhur koha, kur dhe në këtë kohë Sali Berisha niset për në Kosovë, i shoqëruar nga mijëra njerëz, pra për të hyrë për herë të parë në Kosovë, pasi Kosova u çlirua nga serbët me ndihmën e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHA.

Por SHBA urdhëroi forcat e KFOR në terren për ta kthyer mbrapsht Sali Berishën, pasi e akuzuan se po shkonte jo për të takuar shqiptarët e Kosovës, por me mision të mikut të tij Sllobodan Milosheviç. Në moment KFOR e ndali Berishën në kufi dhe e ktheu mbrapsht me disa pamje jo të mira ndaj një politikani por sikur po kthente mbrapsht një kriminel lufte! Atë kohë ka qenë lajmi kryesor në media! Më pas, pasi Saliu erdhi për 8 vite në pushtet u binjakëzua me Hashim Thaçin dhe denigruan çdo veteran të UÇK-se, vranë e pastruan ata çfarë vazhdonin të thërrisnin për të vërtetën dhe afruan më tepër se kurrë Serbinë brenda në Kosovë, duke lidhur përjetësisht dhe biznese me ta.

Sepse Berisha ishte njeri strikt si gjithmonë në takime dhe eliminime, pasi i tillë ishte edhe në takimin që bëri tet a tet me Milosheviçin, po ashtu edhe takimet e Gazidedes me Arkanin duke hapur tregun e naftës me këtë mafie vrastare e ku këto biznese ishin direkt në dëm të Kosovës. Arkani dhe Gazidede, ish-shef i SHIK-ut ishin menaxheret e embargos, bënin trafik nafte kundër BE-së dhe kundër Kosovës, ndërsa dhe shefat e tyre Berisha Milosheviç pasuroheshin me miliarda dhe zgjeronin UDB-në për t’i futur në radhët e UÇK. Kjo ishte goditja më e rëndë për Kosovën, pikërisht në momentin kur Kosova donte përkrahje dhe jo goditje.

Adem Jashari, Hashim Thaçi u arrestuan në Shqipëri, ndërkohë që në sërë eksponentësh të tjerë të luftës në Kosovë u arrestuan, vranë dhe dëbuan sapo hynin në ish-jugosllavi asokohe. Shërbimi sekret i Gazidedes kishte ndikim?  Me themelimin e UÇK Berisha i cilësoi vegla të UDB. Mendoni se kishte ndikim UDB te Berisha që ta urdhëronte që UÇK-në ka quante pjellë të saj?
Adem Jashari dhe Hashim Thaçi u arrestuan në Shqipëri me urdhër të UDB-së me firmosjen e Saliut dhe me përgjimet e Gazidedes, por me një ndryshim, që arrestimi duhej të realizohej vetëm për Adem Jasharin, pasi ky ishte problem për ta, ndërsa Thaçi u arrestua që të mos binte në sy dhe të bëhej i besuar në radhët e UÇK-së!

Pas këtyre arrestimeve i gjithë SHIK-u i Gazidedes mori urdhër të survejojë dhe të dërgojë lista dhe informacione për lëvizjet e luftëtarëve të UÇK-së apo njerëz të tjerë intelektualë të Kosovës në Serbi, dhe sapo ata dilnin nga Shqipëria policia serbe duke shfrytëzuar informacionet nga Tirana i arrestonte dhe i burgoste e i vriste. Pikërisht nisi të lulëzonte me sukses biznesi i naftës, pikërisht këtu filloi suksesi i biznesmenëve të naftës dhe përpjekja për të eliminuar shpresën për ta parë Kosovën e lirë sa më parë.

Vritet Remzi Hoxha, thuhet se kishte filmuar takimin e Berishës me Milosheviçin në Shën Naum. Sa e vërtetë është dhe pse nuk zbardhet e vërteta e zhdukjes së këtij veprimtari kosovar të luftës? 
Shqiptarët edhe sot janë të shpërqendruar nga fukarallëku dhe presionet, prandaj akoma edhe pse i lexojnë të vërtetat përsëri pyesin! Sepse si mund të pyesësh a është i vërtetë takimi mes Berishës dhe Milosheviçit, takim i cili jo vetëm që ka pasur shoqërues, roje të ndryshme për të dyja palët, priftërinj afër në Shën Naum, ku dhe u zhvillua ky takim, por dhe shërbyes, kamerierë, polici lokale etj!! Dhe për më tepër njeriu që pati mundësinë të filmojë këtë takim anti-shqiptar ishte i ndjeri Remzi Hoxha. Remzi Hoxha pasi e filmon këtë takim, niset për ta përhapur te shqiptarët këtë të vërtetë të madhe dhe i telefonon një të besuari.

Mirëpo telefoni i tij ishte në përgjim nga SHIK-u i Gazidedes dhe pasi e dëgjojnë jepet urdhri direkt që të kapet dhe të varroset për së gjalli. Pasi arrestohet Remzi Hoxha, merret kaseta e takimit brenda kamerës së Remziut e cila përfundon në derën e SHIK-ut dhe në dorën e zeze të Gazidedes. Ndërkohë që vartësit e Gazidedes në SHIK e çojnë Remzi Hoxhën në zonën e Lezhës, ku pasi e rrahin dhe e masakrojnë duke e vënë nën torturë pa vdekur e fusin në dhe të gjallë.

Ndërkohë vendin se ku është bërë kjo masakër e dinë të gjithë Sefgjinët me shokë dhe Salinët me shoqe. Askush nuk ka guximin ta rihapë këtë hetim, askush nuk guxon të akuzojë apo arrestojë dikë për këto vrasje barbare që janë bërë. Madje as vetë Edi Rama, pasi i premtoi në fushatë e kudo familjes se Remziut se do të zbardhë çështjen dhe do t’i dërgojë vrasësit para drejtësisë, nuk po guxon të hapë gojë as për Remziun e as për Fatmir Xhindin, sepse për Olldashin ka shumë të implikuar!

Kurajo dhe mosguximi i Edi Ramës përfundimisht është i pashpjegueshëm po aq sa i vetë Saliu, si nga Partia Fullani, e deri te varrezat e Santos ku deri sot asnjë vrasje me autor!! Ndërsa kur tritoli që u vendos për presion ndaj familjes së ministrit të Brendshëm vuri në lëvizje qeverinë…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here