Home Bota SHBA, 7 të vdekur nga sulmi në Universitet

SHBA, 7 të vdekur nga sulmi në Universitet

446
0

Shtatë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një kolegj në Kaliforni, bëri të ditur policia lokale.

Zëdhënësja e policisë, Cynthia Perkins ka konfirmuar numrin e vdekjeve pas sulmit në Universitetin e Oikos në qytetin e Oakland.

Vetëm pak çaste më pas një i dyshuar u arrestua në një qendër tregtare në qytetin fqinj të Alamedas.

Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri.

Nga raportimet e para u dukën se ishin katër trupa të mbuluara me pëlhurë jashtë një prej ndërtesave të universitetit, raportoi “San Francisco Chronicle”. Pamjet televizive treguan njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesat.

Previous articleArrestohen 2 police kosovare, denohet akti nga Tirana zyrtare
Next articleGreqi, nena masakron me thike vajzen 13-vjecare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here