Papa Françesk me fokusin në luftën kundër varfërisë dhe një grup Japonez që lufton në ruajtjen e paqes në vendet Aziatike, janë kandidatët kryesorë për Çmimin Nobel për Paqen. Mes kandidatëve të tjerë janë dhe doktori Kongolez Denis Mukwege, ish-kontratori i inteligjencës Amerikane Edwaard Snoëden, i cili zbuloi programin sekret të përgjimeve, adoleshentja pakistaneze që sfidoi Talebanin Malala Yousafzai dhe media Ruse Novaya Gazeta. Fituesi do të njoftohet më 10 tetor në Oslo nga Komiteti Norvegjian i çmimit Nobel.
Instituti Kërkimor për Paqen në Oslo, i cili çdo vit bën kërkime për fituesit e mundshëm, ka vendosur “Njerëzit Japonezë që Ruajnë Nenin 9” në top listën e fituesve në një shkrim të ditës së sotme. Ky grup po punon për të mbajtur Nenin 9, që lufton “agresivitetin” në Japoni, si pjesë e kushtetutës së vendit.
Sipas IKPO-së “Shumë nga ne mund të mendojnë se lufta mes shteteve është zhdukur me mbarimin e Luftës së Ftohtë, por ngjarjet në Ukrainë dhe tensionet e përshkallëzuar në Azinë Lindore janë një kërcënim për rikthimin e saj.” “Ndaj rikthimi i parimeve të lartësuara në periudhat e mëparshme duhet të risillen sërisht në këtë sezon të Çmimeve Nobel.”