Home Teknologji Privacy App per mbrojtjen e te dhenave

Privacy App per mbrojtjen e te dhenave

445
0

1485613142besnik-dervishiTashmë çdo qytetar që mund të ketë një ankesë për shkeljen e të dhënave personale, mund ta adresojë atë nëpërmjet telefonit të tij.

Në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale u prezantua aplikacioni “Privacy App”, që mundëson realizimin e ankesës drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky aplikacion u përzgjodh pas një konkursi të nxënësve të shkollës Harry Fultz, të cilët në 3 grupe paraqiten projektet e tyre.

Në përfundim, Komisioneri Besnik Dervishi, vuri theksin se njerëzit janë ndërgjegjësuar, çka ka sjellë dhe rritjen e numrit të ankesave.

“Ka pasur një rritje të ankesave. Nëse në 2014 ka pasur 36 ankesa gjithsej, ne kemi arritur në një numër që e ka kaluar 250 ankesa. Kjo nuk do të thotë që është shtuar numri i shkeljes së të drejtave personale, po është rritur disa herë ndërgjegjësimi i shtetasve”, tha Dervishi.

Po ashtu, Dervishi nënvizoi dhe rritjen e numrit të gjobave që janë vendosur ndaj institucioneve të cilat nuk kanë ruajtur të dhënat personale, gjoba të cilat për vitin 2016 ishin 97 me vlerë nga 10 mijë deri në 2 milion lekë.

Previous articleWhatsApp, mund te fshini mesazhet qe dergoni
Next articleChrome dhe Firefox, masa te forta per mbrojtjen e te dhenave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here