Mbi 42 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen gjatë ditës së sotme provimit të dytë me detyrim, atij të Matematikës. Ndërkohë që gjatë mëngjesit të sotëm, në momentin që do të hapet teza finale e proviomit në të gjithë vendin do të dalin nga ngujimi edhe dy hartuesit e kësaj teze.
Ndërsa ashtu si edhe vitet e tjera, në rrethet e largëta siç është Hasi, Tropoja apo Dukagjini shpërndarja e tezës do të bëhet me helikopter në mënyrë që testimi të zhvillohet në të njëjtën orë në të gjithë vendin. Specialistët e arsimit në MASH sqarojnë se testi i Matematikës do të jetë i një niveli mesatar, do të përmbaje 25 pyteje; nga të cilat 13 do të jenë me alternativë dhe 12 me zhvillim.
Ndërsa mësohet se përgjigjet e testit të Letërsisë maturantët do t’i marrin pas dy ditësh, me datë 17 qershor. Specialistët e arsimit apelojnë edhe njëherë të rinjtë të bëjnë kujdes pasi çdo shenjë apo kopje e bërë në test do ta skualifikoj maturantin automatikisht. “Tezë e nivelit mesatar, ku do të gjëjnë veten edhe nxënësit e mirë, edhe të dobëtit. Të gjithë maturantët që e kanë kaluar me vëmendje lëndën e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, nuk do të kenë asgjë të panjohur”, – kanë shpjeguar specialistët e arsimit mbi mënyrën e ndërtimit të tezës së Matematikës.