Home Aktualitet 14-vjecarja vetehelmohet pas nje konflikti familjar.

14-vjecarja vetehelmohet pas nje konflikti familjar.

758
0

vetvrasjeNjë 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi është vetëhelmuar duke konsumuar ilaçe ditën e sotme në Sarandë. Sipas policisë 14-vjeçarja me iniciale K.SH po transportohej në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për shkak të helmimit por ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital.

Nga hetimet paraprake shkak për vendimin e të miturës për tu vetëvrarë ka qenë një konflikt në familje. Policia ka mbërritur fillimisht në spitalin e Sarandës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura ishte nga fshati Vrinë i Sarandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here