Home Aktualitet Kakavije, sekuestrohen 26 kg lende narkotike.

Kakavije, sekuestrohen 26 kg lende narkotike.

590
0

trafikNjë sasi prej 26 kg drogë janë sekuestruar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Lënda narkotike u gjet nga sektori kundër narkotikëve në një mjet tip “Peugeot” me targa AA595FR.

Mjeti drejtohej nga 22-vjeçari Igli Doçe i cili u arrestua nga policia. Sipas policisë droga ishte e ndarë në 52 pako dhe ishte fshehur në bagazh. Policia bën me dije se 22-vjeçari Doçe u vu në pranga nën akuzën për trafik ndërkombëtar droge

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here