Home Shendetesi Si të kurojmë sëmundjen e kockave, osteoporozën, sëmundjen e kyçeve dhe atë...

Si të kurojmë sëmundjen e kockave, osteoporozën, sëmundjen e kyçeve dhe atë kurrizit

5372
4

Sëmundja e osteoporozës, ose dëmtimi i kockave, nuk është ende e njohur si duhet në vendin tonë. Ndërkohë që përveç kësaj, mungon informacioni për mënyrat e parandalimit të saj, por edhe për trajtimin e të sëmurëve, i cili tashmë është i mundshëm. Shumë mite ekzistojnë rreth osteoporozës. Ajo është një sëmundje që çon në hollimin e kockave dhe thyerjen e kyçeve dhe të shtyllës kurrizore. Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë. Në suplementin e kësaj fundjave do të keni mundësinë të mësoni më shumë rreth kësaj sëmundjeje, shenjave me të cilat ajo shoqërohet, këshilla nga specialistët për parandalimin dhe kurimin e saj, kush rrezikohet më shumë nga kjo sëmundje, dieta që duhet të ndiqni, faktorët që ndihmojnë zhvillimin e saj, këshilla për ta luftuar sëmundjen që në fëmijëri e shumë të tjera do të mund t’i lexoni të përmbledhura në një suplement prej 5 faqesh në gazetën “Tirana Observer”.

Këshilla nga specialistët mbi dhimbjen e kockave, kyçeve dhe kurrizit
Osteoporoza është një sëmundje që çon në hollimin e kockave dhe thyerjen e kyçeve dhe të shtyllës kurrizore. Shumë mite ekzistojnë rreth saj. Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë. Sindi Huhl ishte 46 vjeç kur zbuloi se ajo kishte osteoporozë vetëm pasi tronditi kyçin e dorës, kur rrëshqiti e u rrëzua aksidentalisht dhe pësoi thyerje. Ajo thotë se ndjeu një dhimbje sikur e kishin goditur me një send të fortë në dorë. Mjekët i thanë se kishte nevojë për operacion për kthimin e kyçit në vend. Mjekja Loraine Fizpatrik që kreu operacionin, thotë se kocka e dorës së Sindit dukej sikur ishte ajo e një gruaje 20 vjeç më të moshuar. Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit përllogarit se gratë 30-40-vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale, dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, por edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj. Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti. Mjekja Felicia Kosman thotë se njerëzit harrojnë t’i marrin ilaçet. Gra të moshave 60, 70, 80 vjeç vuajnë nga sëmundje të tjera dhe marrin shumë ilaçe dhe shpesh ilaçet për osteoporozën i lënë mënjanë. Ata që ndërpresin marrjen e ilaçeve janë në rrezik më të lartë për të pësuar frakturë në kockë. 20 për qind e personave që pësojnë frakturë kockash të kyçeve të pjesës kryesore të trupit vdesin një vit pas rrëzimit të tyre; zakonisht nga ndërlikime të tilla si pneumonia ose mpiksjes së gjakut pas operacionit. Por një ilaç i ri, acid zoelidronik, që i jepet pacientit vetëm një herë në vit nëpërmjet venave, ndërkohë procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranë spitalit Brigham thotë se, ilaçi është po aq i mirë sa edhe ilaçet e tjera në treg dhe është lehtë për t’u marrë. Sipas studimit, gratë që morën acid zoelidronik u prekën shumë herë më pak nga frakturat sesa gratë që morën placebo. Ilaçi i ri ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti pritet të hidhet në qarkullim.

Kyçet e trupit të njeriut dhe si lidhen ato

Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmën e kyçeve. Ato mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave. Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse, kjo bën që sipërfaqet t’i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit. Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura lidhëse. Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.

Sëmundja e kockave, osteoporoza

Osteoporoza është një sëmundje kockash. Kockat dobësohen dhe humbin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të thyhen. Njerëz me këtë sëmundje kanë një risk për plasaritje edhe në lëvizje të përditshme si p.sh. duke u përkulur por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kësaj sëmundjeje mund të shfaqet për shkak të ndryshimeve të hormoneve te gratë, mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit. Kjo sëmundje nga statistikat është më e përhapur tek gratë e racës së bardhë dhe të verdhë, aziatike. Është më e rrallë tek gratë e racës së zezë. Mjekimi i përshtatshëm i osteoporozës mund të japë përparime në mirëmbajtjen e sasisë së kockave dhe të pakësojë simptomat që mund të shfaqen.

Efektet e sojës mbi kockat

Shkencëtarët kanë pasur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës. Mjekja Lampe, në bashkëpunim me tre institute mjekësore në Holandë, studiuan efektet e sojës tek gratë mes moshave 60-75 vjeç. Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 100 grave për një vit, duke matur densitetin e kockave të tyre dhe nivelin e kolesterinës. Në moshën 60 vjeç mund të jetë shumë vonë për proteinën soja që të ketë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim. Mjekja Lampe thotë se nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se përdorimi i sojës është i dëmshëm, në fakt soja është një burim i plotë proteinash.

Sëmundja e kockave dhe depresioni

Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i kockave ose osteoporoza, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç. Doktor Philip Gold thotë se gratë para periudhës së menopauzës që kanë kaluar depresion, kanë 30 për qind gjasa të preken nga dobësimi i kockave. Mjekët rekomandojnë që gratë të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave.

Vitamina K shmang osteoporozën

Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Përveç ilaçeve, metoda më e mirë e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi si dhe karota, portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën D.

Shenjat dhe simptomat e artritit reumatoid

1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet.
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet dhe të krihet në mëngjes.
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave.

Osteoporoza, kush rrezikohet më shumë nga sëmundja e kockave?

Sëmundja e osteoporozës, ose dëmtimi i kockave, nuk është ende e njohur si duhet në vendin tonë. Ndërkohë që përveç kësaj, mungon informacioni për mënyrat e parandalimit të saj, por edhe për trajtimin e të sëmurëve, i cili tashmë është i mundshëm. Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 femra dhe 1 në 5 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç janë të prekur nga sëmundja e kockave, ndërsa në vendin tonë, sipas mjekëve, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shkallës së ulët të diagnostikimit. Indi kockor është një ind i organizimit njerëzor, që është në ndërtim të vazhdueshëm. Në kushte normale ekziston një ekuilibër midis proceseve që shkatërrojnë kockën dhe atyre që e ndërtojnë atë. Humbja e masës kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kanë kaluar 35 vjetët. Por tek femrat kjo theksohet edhe më shumë në menopauzë e pas saj. Gjashtë vjet pas menopauzës vihet re një humbje e konsiderueshme e masës kockore, e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me mungesën e estrogjeneve. Në disa raste humbja e masës kockore mund të jetë aq e madhe, sa mund të çojë në thyerje të kockave në mënyrë spontane (pa ndonjë shkak të vërtetë). Në këtë rast thuhet se gruaja paraqet osteoporozë.

Të rrezikuarit

Gratë kanë një rrezik tetë herë më të lartë se burrat për të zhvilluar osteoporozë. Fillimisht shenjat e osteoporozës janë: pakësim i masës kockore, zvogëlim i gjatësisë së kockës, dëmtime të lokalizuara, shtypje në nivelin e vertebrave, sidomos atyre të mesit, dëmtime të kyçit të dorës, qafës së femurit ose edhe në vende të tjera kur gruaja pëson një traumë, qofte edhe të vogël. Osteoporoza shkakton dhimbje vetëm në rastet e thyerjeve dhe të dëmtimit të vertebrave. Dhimbjet e kyçeve, nga të cilat ankohen gratë pas periudhës së menopauzës, nuk janë të lidhura me osteoporozën. Rreth 25-30 për qind e grave në menopauzë preken nga osteoporoza. Sipas mjekëve, për ta parandaluar atë është e rëndësishme që të individualizohen më parë gratë që janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje. Përkrah femrave edhe meshkujt janë të rrezikuar nga sëmundja e osteoporozës. Sipas mjekëve, burrat mbi 50 vjeç janë të rrezikuar për të pësuar fraktura të shkaktuara nga osteoporoza, e cila është edhe më kërcënuese se kanceri i prostatës tek ata. Sipas disa studimeve të ekspertëve amerikane ortopedë, delikatesa e kockës mashkullore është më e rëndomtë sesa mendohet edhe pse disa herë e lënë pas dore, por ata janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje për shkak të alkoolit dhe dietave të rregullta, shpesh me mungesa proteinash, të cilat gjenden shumë te qumështi. Alkooli, në të kundërt, dëmton mëlçinë dhe ndryshon metabolizmin e vitaminës D, e nevojshme për të ngjizur kalciumin në kockë.

Parandalimi

Për të parandaluar osteoporozën, sipas mjekëve, duhet që qysh në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës të ndiqet një aktivitet fizik i përshtatshëm, si: ecje në këmbë, me biçikletë, bërja e ekskursioneve të përditshme, ose të paktën tri herë në javë dhe ndjekja e një regjimi ushqimor korrekt, me pak mish dhe shumë fruta, perime, zarzavate, qumësht (të skremuar në qoftë se ekzistojnë probleme të yndyrave në gjak), djathë, kos etj. Gjithashtu duhet të ndërpritet ose të pakësohet përdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Një kujdes i veçantë duhet pasur nga rrëzimet, sepse shtojnë rrezikun e thyerjeve të kockave. Marrja e kalciumit çdo ditë, e shoqëruar me vitaminë D, është gjithashtu e rëndësishme, por për këtë duhet më parë të këshilloheni me mjekun. Për arsyet e përmendura më sipër është e rëndësishme të ndiqet një regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishëm, por në të njëjtën kohë duhet të kryhen ushtrime fizike të paktën tri herë në ditë. Afrimi i periudhës së menopauzës mund të jetë edhe një mundësi për të ndryshuar disa zakone të të ushqyerit jokorrekt. Rregullat e të ushqyerit mund të ndihmojnë gruan për të ndjekur një regjim ushqimor të mirë si për vete, ashtu edhe për të gjithë familjen. Përdorni larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta. Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate. Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate. Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 4 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni përdorimin e yndyrave gjatë përgatitjes së ushqimeve. Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave. Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.

Dieta

Duhet të hani tre vakte dhe tri minivakte në ditë. Minivaktet janë ushqime si fruta, arra, jogurt etj., që të mbani metabolizmin lart. Gjithmonë hani mëngjes, është vakti më i rëndësishëm i ditës. Hani diçka çdo tri orë, që të mbani sheqerin në nivelin normal dhe metabolizmin lart. Në qoftë se jeni shumë aktiv, hani çdo dy orë. Sasia e ujit në trupin tonë duhet të jetë 75 për qind. Kështu që pini ujë, rreth 10 gota (250 ml) në ditë. është e rëndësishme të merrni proteina (mish, vezë djathë etj.), bulmet (djathë, qumësht, kos etj.), perime, fruta, yndyra të shëndetshme, brumëra dhe ujë çdo ditë. Çdo gjë që konsumoni duhet të jetë me sasi mesatare. Zakonisht pjata që serviret në restorante është dyfishi i sasisë që duhet të hani. Kjo është këshilla më e rëndësishme që ju duhet të keni parasysh. Të paktën katër ditë në javë duhet të bëni vrap ose ecje të shpejt, për 1 orë. Dhe tri ditë në javë duhet të bëni ushtrime për muskujt si ngritje peshash. Për shembull: 15 pompa, por me 3 raunde (15 sekonda deri në 1 minutë pushim pas çdo raundi).
Llojet e osteoporozës

Ka tre lloj osteoporoze:
Osteoporoza që shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.
Osteoporoza që shihet tek moshat e mëdha, sidomos pas moshës 45 vjeç, ku dominon shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës.
Osteoporoza që ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si për shembull tek pacientët që për shkak të astmës, alergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë.

Faktorët që ndihmojnë në zhvillimin e osteoporozës te femrat:

1. Mosha e fillimit të menopauzës

Sa më shpejt të fillojë menopauza, aq më i madh është rreziku i osteoporozës. Kur menopauza është kirurgjikale (menopauza quhet kirurgjikale kur pas ndërhyrjeve është hequr mitra dhe bashkë me të edhe vezoret), rreziku është akoma më i lartë.

2. Trashëgimia
Në familjet e personave që vuajnë nga osteoporoza rritet rreziku edhe për personat e tjerë.

3. Karakteristikat etnike
Gratë e bardha janë më të rrezikuara nga osteoporoza se ato të zeza.

4. Pesha
Personat e dhjamosur preken rrallë nga osteoporoza.

5. Mënyra e të ushqyerit
Një dietë jo e mirë mund të pengojë zhvillimin e rregullt të kockave qysh në fëmijëri, adoleshencë dhe ta theksojë procesin e humbjes kockore tek të moshuarit. Vegjetarianët kanë një densitet kockor më të madh në krahasim me ata që ndjekin një dietë të pasur me mish.

6. Ushtrimet fizike
Bërja e ushtrimeve të përditshme është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e shëndetshme të kockave dhe kjo vlen për të gjithë, si për fëmijët, ashtu dhe për të moshuarit.

7. Duhani
Gratë që pinë duhan kanë rrezik të hyjnë në menopauzë rreth 5 vjet më parë se ato që nuk e pinë, dhe kjo mund të shpjegojë lidhjen që ekziston midis përdorimit të duhanit dhe thyeshmërisë së kockave në këto përdoruese.

8. Alkooli
Ul thithjen e kalciumit nga zorra dhe favorizon zhvillimin e osteoporozës.

9. Ilaçet
Kortizonet si ultrakorteni, nëse përdoren për një periudhë të gjatë, çojnë në hollimin e kockës deri në osteoporozë.

10. Përhapja e sëmundjes
Osteoporoza prek më shumë gratë dhe moshat e thyera
200 milionë gra në botë janë të rrezikuara nga osteoporoza
1/3 e grave në moshën 60-70 vjeç janë të prekura nga kjo sëmundje
2/3 e grave mbi 80 vjeç kanë osteoporozë
30 për qind e grave mbi 50 vjeç kanë një ose më shumë fraktura vertebrale
1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç ka një frakturë të shkaktuar nga osteoporoza

Ja kush preket nga osteoporoza dhe simptomat

Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave në vendin tonë, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojë e këtij veprimi kocka bëhet e brishtë dhe lehtësisht e thyeshme. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe
patologjia e frakturave të kockave. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë. Zakonisht
kockat që thyhen janë ato të shtyllës kurrizore çka e bën edhe më vdekjeprurëse këtë sëmundje. Kjo bëhet shkak për dhimbje në gju dhe kofshë.

Kush preket nga osteoporoza

Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Instituti kombëtar amerikan i shëndetit përllogarit se gratë 30 – 40 vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale
dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj.

Mënyra e trajtimit të osteoporozës

Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës. Për kurimin e osteoporozes përdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të kockave. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteoporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.

Shenjat dhe simptomat më të cilat shfaqet osteoporoza

1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në mëngjes
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosenlateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave

Ushtrimet trupore mbrojnë nga osteoporoza

Ushtrimet trupore në moshën e adoleshencës ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të eshtrave pas menopauzës, njoftojnë shkencëtarët japonezë. Revista “British Journal of Sports Medicine” ka publikuar rezultatet e një studimi ku kanë marrë pjese 46 femra të moshës mbi 52-vjeçare, të cilat iu janë përgjigjur pyetjeve të ekspertëve nga Universiteti i Suzukit në lidhje me aktivitetin trupor në moshën e adoleshencës. Në bazë të këtyre rezultateve është treguar se aktiviteti trupor në moshë të re, siç është p.sh. notimi, në moshën e mëvonshme iu ndihmon femrave në ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe në këtë mënyrë pengon zhvillimin e osteoporozës.

Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:

1-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
2-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
3-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
4-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
5-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
6- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
7-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

Kush rrezikohet më shumë?

-Gratë
-Ato që janë të dobëta
-Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.
-Ato që hyjnë herët në menopauzë.
-Ato që kanë pak lëvizje.
-Ato që përdorin alkol dhe cigare.
-Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.
-Ato që përdorin kortizon.
-Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.
-Ato që kanë bërë shumë lindje
-Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.

Trajtimi i osteoporozës?

ekzistojnë trajtime të ndryshme për sëmundjen, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.
Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit
me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës. Për kurimin e osteoporozes përdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që
sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate,
etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të
kockave. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë
aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteoporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.

A kanë rëndësi aktivitetet fizike?

Po, ato janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave.
Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe.

A ka vlerë kalçiumi dhe vitamina D?

Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalcium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalciumi duhet më mire të merret me dietë. Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompensohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalciumi.

Si ndikon alkoli dhe cigarja?

Alkooli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalciumit dhe pakëson formimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi. Gjithashtu prish edhe thithjen e kalciumit. Alkooli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirorozë hepatike apo acidozë metabolike. Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij. Duhani me nikotinën që përmban bëhet shkak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitaminës D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalciumit. Gratë që pinë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët.

Diagnostikimi

Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA. Nuk e dëmton të sëmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompjuter. Kjo mund të zgjatë rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte roentgen. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rreth 30% e masës së kockës është pakësuar. Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.

Si të ruhemi nga osteoporoza?

-Kontrolloheni veten tuaj shpesh. Një diagnostikim i hershëm ka shumë dobi për të ardhmen. Kujdes kini edhe dietën.
-Merrni sa më shumë qumësht dhe nën produkte të tij por kujdes yndyrnat në të, që mos të jenë shumë.
-Merrni shtesa magneziumi dhe kalciumi.
-Ruhuni nga ushqimet me shumë proteina.
-Pakësoni kripën.
-Hani sa më shumë zarzavate.
-Larg alkoolit dhe kafesë.
-Ushtrimet patjetër të jenë të rekomanduara nga mjeku.
-Vishini çorapet dhe këpucët ulur (që të mos rrëzoheni).
-Zgjidhni një këpucë të përshtatshme.
-Mos ngrini pesha të rënda.
-Nëse ju duhet të përkuleni bëheni duke përthyer gjunjët e jo belin.
-Kujdes lëvizjeve të menjëhershme.
-Kujdes teksa ecni mbi akull.
-Ndriçojeni shtëpinë tuaj sa më mire.
-Gjithmonë korridori për tek dhoma e gjumit apo e banjës të jenë të ndriçuar mire.
-Sendet që përdorni shpesh mbajini pranë vetes.
-Mbajini telefonat në vende të lehta për tu arritur.
-Vendosni mbështetëse në banjë apo WC.
-Mos e lini çimenton të lagur.

Zvogëluesit e shkatërrimit të kockave:

-Estrogjeni dhe progesteroni
-Raloksifeni
-Kalsitonina
-Bifosfanatet
-Kalçiumi
-Vitamina D
-Diuretikët tiazid(shkarkuesit)
-Rritësit e formimit të kockave:
-Floridi
-Testesteroni
-Steroidët anabolic
-Parathormoni

Ditët e sotme duke marrë parasysh dhe gjendjen socio-ekonomike të njerëzve një kurë e mirë nis me replasmanin (rivendosjen )e hormoneve, Alendrolat, vitamin D, kalçium dhe Raloksifen. Më pas me Kalsitonin dhe Etidronat dhe më në fund me kurat e tjera.

Si të kurohemi?

Më e mira është që personi të ruhet prej këtij problemi. Pastaj vijnë rehabilitimi fizik dhe ilaçet.
Duhet rritur aktiviteti ditor, një dietë e pasur me kalcium dhe të qëndruarit larg cigares dhe alkoolit janë themeli kryesor. Duhet që pacientët të mos ngrenë pasha të rënda por nëse duhet patjetër atëherë le ta mbajnë sa më pranë trupit. Sepse përkulja bën që mesit ti shtohet pesha rreth 10-20 herë. Nuk duhen bërë ushtrime me përkulje përpara por pas ( jo fleksion por ekstansion). Kundër dhimbjeve akute (të çastit) mund të përdoren qetësuesit, pozicionet e përshtatshme, shtrimi në shtrat dhe kura rahbilitimi fizik si TENS, pack, infraruzh etj.Kundër dhimbjeve kronike (të vazhdueshme) duhet një ortez e përshtatshme kundër kifozës (kërrusjes) por duhet llogaritur mire koha e përdorimit dhe ushtrime për muskujt ekstensor pasi shkakton lodhje të muskujve. Gjithashtu mund të përdoren edhe qetësuesit.

4 COMMENTS

  1. Informacioni shume korrekt edhe une jam diagnostikuar me ostoporoze.ne shtkurrizore . derisa te dhenat jane qe grate preken me shume se burrat , per kete them se menyra me e mire per te diagnostikuar eshte ndjekja nga qendrat qe ndjekin shendete gruas qe kane personel te ndertuara ne baze te numrit te popullates si çdo vend te botes ku u shkojne te dera letrat se cfar kontrolli duhet te beje gruaja simbas moshes qe ka . po keto ne vendin tone nuk funksionojne as ketu ne tirane pa as qe behet fjale per qendrat rurale,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here