Home Aktualitet Nertian Tabaku: Pse e nxorra të pafajshëm Ilir Xhakjan

Nertian Tabaku: Pse e nxorra të pafajshëm Ilir Xhakjan

741
0

Ilir Xhakja, ka fitur lirinë pas një interpretimi spektakolar të provave nga ana e Gjykatës së Durrësit dhe falë dëshmisë së dhënë nga ana e inspektorit të zonës ku kishte ndodhur krimi, Maksut Zhiti.<br><br>Ky efektiv policie i thirrur në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se Xhakja ka qënë në Gjermani në periudhën kur ka ndodhur krimi, dhe se për të faktuar këtë ai kishte pohuar se kishte marrë në telefon Xhakjen dhe se ky i fundit i ishte përgjigjur se ndodhej në Gjermani. Ndërkohë që në vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku, ky i fundit shprehet se jep pafajësi për shkak se nuk ekziston asnjë provë, megjithëse në aktet e ekspertimit del se në gëzhoja janë fiksuar gjurmët e gishtave të Ilir Xhakjas.<br><br>&nbsp;Vendimi i Neritan Tabakut, është zbardhur në kohë rekord dhe për këtë vlen të dallosh gabimet e shumta ortografike në të, por edhe tek vendosja e emrin të tij, ku Neritan Tabaku, jo vetëm që rezulton si kryesues i trupit gjykues por edhe si sekretare, kur në fakt një punë të tillë e ka bërë një punonjëse e gjykatës së Durrësit.&nbsp; Vendimi i shkurtit 2011 për vrasjen e Qerim Malokut në 1998, është zbardhur nga gjyqtari vetëm pak ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here