Home Aktualitet Tiranë, shperthen nje makine me targa italiane

Tiranë, shperthen nje makine me targa italiane

622
0

tritolNjë automjet me targa italiane është hedhur në erë rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Liqenit Artificial pranë Kopshtit Zoologjik.

Nga të dhënat e para mësohet se mjetit tip “Opel” me targa italiane të paregjistruara i është vendosur një sasi prej 100 gr lënde eksplozive, mendohet e llojit C4.

Makina me targa GR 31 97 94  ishte parkuar pranë Kopshtit Zoologjik, dhe mendohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur në pjesën e prapakolpit.

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por jo në njerëz.

MERRET NE PYETJE BIZNESMENI ITALIAN 
Makina ka qenë e parkuar prej gati një muaji dhe pronari i saj mendohet se është një biznesmen italian, i cili është marrë në pyetje nga Policia. Ekspertët e hetimit nga Policia dhe Prokuroria rrethuan zonën dhe nisën veprimet hetimore.

Policia mendon se ka qenë atentat për të trembur personin, ku është vendosur lënda eksplozive e jo për ta eleminuar atë. Vetëm dy javë më parë, një tjetër makinë me targa italiane u hodh në erë në rrugën e Kavajës. Në zonën në afërsi të Liqenit Artificial ka pasur edhe raste të tjera të vendosjes së lëndës eksplozive në automjete, siç është ai i 23 shtatorit 2013 kur iu vendos lëndë plasëse automjetit të ndërtuesit Arben Xhaferri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here