Home Aktualitet Arratisja e Tafilit, valë arrestimesh në burgun e Shën Kollit

Arratisja e Tafilit, valë arrestimesh në burgun e Shën Kollit

651
0

Arrestohen shefi i Policisë Nazmi Demirxhoi, doktori i burgut të Shën Kollit dhe tetë policëve shoqërues, ndërsa është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Shënkollit. Ky është vendimi i fundit pas arratisjes së një dite më parë të Admir Tafilit, në Shkodër. Ndërkaq, uniformat blu vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tij.  Tafili, bashkë me vëllain e tij, Gencin ndodheshin në shtëpinë e tyre pas një leje disa orëshe të marr nga burgu i Shënkollit

Admir Tafili, është i denuar per vrasjen e mbetur ne tentative te shefit te krimeve ne komisariatin e Malesise se Madhe, ngjarje e ndodhur ne vitin 2002dhe për të cilën u dënua me 20 vjet heqje lirie. Ai ishte i shoqeruar nga punonjësit e policise se burgut dhe ka mundur te arratiset duke dale nga dritarja e shtepise se tij. Admir Tafili eshte vëllai i Genci Tafilit, i cili eshte denuar per vrasjen ish-drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Tafili ka mundur të arratiset nga dhoma e gjumit ku po qëndronte bashkë me bashkëshorten. Me te marre njoftimin, forcat e policise së Drejtorise se Shkodres kane ngritur postblloqe dhe jane vene ne kërkim te tij, ndërkohë që është blinduar edhe kufiri me Malin e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here