Kryeministri Berisha nga qyteti i Elbasanit ka sulmuar sërish kreun e opozitës Edi Rama duke e akuzuar se me rolin e tij bllokues po dëmton interesat e shqiptarëve. I pranishëm në përurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan, kryeministri tha se Rama është i famshëm për dështimet dhe në 2013, që përkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, po shkon drejt disfatës historike. Më tej kryeministri Berisha theksoi se anë të reformave të sukseshme qeveria shqiptare realizoi një prej ëndrrave shekullore të shqiptarë, atë të liberalizimit të vizave. Kryeministri Berisha gjithashtu i ka bërë thirrje kreut të opozitës Rama të bashkëpunojë për të përmbushur rekomandimet e kërkuara nga ndërkombëtarët. Kryeministri Berisha inaguroi sot rrugën prej 21 km Elbasan-Gjinaj, rrugë kjo që kap shifrën 500 milionë lekë.