Home Politike KLD nuk miraton magjistratet , Naco braktis mbledhjen.

KLD nuk miraton magjistratet , Naco braktis mbledhjen.

719
0

KLDMinistri i Drejtesise, Nasip Naco ka braktisur mbledhjen e sotme te Keshillit te Larte te Drejtesise, duke deklaruar se nuk mund te behet pjese e farses per emerimet apo transferimet e gjyqtareve.

Ne nje deklarate per mediat, jashte KLD, Naco ka deklaruar se KLD po zhvillon mbledhjen e dyte me dyer te mbylluar dhe jashte vemendjen se mbledhjes, ne mungese edhe te Presidentit te Republikes, qe eshte njeheresh kreu i KLD-se.

Ministri i Drejtesise, Nasip Naco ka kerkuar te diskutohet si pike e pare e rendit te Drejtesise ne KLD emerimi i magjistrateve, gje qe eshte eshte rrezuar nga ana shumices ne KLD.

“Kjo eshte e dyta mbledhje që KLD ka filluar t’i bëjë mbledhjet jashtë vëmendjes së mediat, pa transparencë, kthim pas që KLD në aspekt të transparencës, sot ka pasur diskutime të ndryshme për emërimin në administrative, plotësimin e vendeve vakante që nuk plotësohen nga KLD, nuk kishte propozime konkrete, pika tjetër ishte propozimi im për futje në rend dhe promovim magjistratësh që kanë mbaruar studimet nuk mund të ushtrojnë detyrën se KLD nuk e merr mundimin që t’i promovojë, po ashtu 8 magjistratë qe kane mbaruar se fundi, po ashtu jashtë sistemit”- tha Naco.

Jane ne total 16 magjistrate qe nuk emerohen sipas propozimet te bere nga ministri i drejtesise, Naco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here