Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme, në vendin e quajtur kthesa e Kapshticës në Korçë.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se automjeti me targë KO7110B ka rrëshqitur në akull dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe janë plagosur 3 pasagjerët që ndodheshin në makinë.
Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ekspertë të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.