Home Sociale Çfarë ndodh me studentët e shkollave të mbylluara?

Çfarë ndodh me studentët e shkollave të mbylluara?

148
0

nikollaÇfarë ndodh me studentët e shkollave të mbylluara? Për të diskutuar në lidhje me propozimin për mbylljen dhe pezullimin e 70 përqind të institucioneve të arsimit të lartë shqiptar, e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Përpara se të flasim për aktivitetin ku u paraqiten rezultatet e kontrollit ligjor, po ju pyes për shqetësimin që e opozitës e cila ju akuzon se nuk keni bërë asgjë për arsimin e lartë, madje keni ulur numrin e studentëve me 12 mijë…

Opozita vijon në rrugën e të pavërtetave. Ne jemi të vendosur për reforma në gjithë arsimin dhe atë të lartin. Mbyllëm një 300 ditësh që rezultoi i suksesshëm në realizimin e të gjitha objektivave. Publiku e ka parë dhe e ka prekur gjithcka që jemi angazhuar dhe rrugën e mbajtjes së këtyre angazhimeve. Sot përmbyllëm një proces që është mbajtur për herë të parë në institucionet e arsimit të lartë në kushtet e një transparence në verifikimin e ligjshmërisë së tyre.


Zonja Nikolli, mund të na thoni konkretisht se cilat janë shkeljet që keni konstatuar nga kontrolli dhe përse këto shkelje kanë çuar në vendimin për mbyllje universitetesh?

Janë shkelur një sërë kriteresh të përcaktuara në ligjin aktual të arsimit të lartë dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave që i kemi gjetur dhe që lidhen me arsimin e lartë, që kanë të bëjnë me kushtet e licensimit dhe kriteret që duhet të plotësojë një institucionet, me stafin, programin, kushtet pedagogjike, standardet e vlerësimti të studentëve, kushtet që duhet të plotësojë një student për t’u pranuar. Gjetjet janë nga më të cuditëshmet. Shumica e këtyre institucioneve nuk plotësojnë kushtet për stafin dhe departamentet e titujt akademikë. Shkelje të institucioneve ku mungojnë të dhënat në 3 vite për studentët, janë djegur regjistrat, janë zhdukur. Në ato raste edhe kur është gjetur një dokumentacion duken gjurmët e falsifikimit. Stafe akademike që nuk kanë kredencialet, profesionalizmin e duhur për të vijuar detyrën. Janë një set kriteresh bazë mbi të cilat ngrihen themelet. E cilësoj kontrolli i ligjshmërisë do të pasohet më vonë nga një kontroll i cilësisë nga një agjenci ndërkombëtare. Kriteret e ligjshmërisë pastaj kjo tjetra.

Zonja Nikolli, llogariten rreth 26 mijë studentë në universitetet dhe fakultetet e mbyllura, si shtetërore dhe private. Ku do të shkojne këta të rinj? Ku do të studiojnë? Qeveria parashikon që ata të transferohen, por kush do ta mbajë barrën më të rëndë të studentëve nga universitetet që mbeten?

26 mijë nuk është numri i studentëve që riskojnë nga kjo ndërhyrje. Në filialet që mbyllen në arsimin e lartë publik, institucionet, ne kemi komunikuar dhe nuk ka asnjë problem për vijueshmërinë e studimeve në vit të 2-3 e më radhë. Ne kemi bllokuar regjistrimet për vitin e parë. Në 18 institucionet e arsimit të lartë privat, sigurisht numri i studentëve përkon me studentët që sapo kanë mbaruar vitin e parë dhe ky është më i vogël, 6 mijë studentë. Ne kemi përgatitur një plan pune. Universiteti publik dhe ai privat do të vihet në dispozicion të këtyre studentëve mbi bazën e krediteve.

Mendoni se me mbylljen e me shume se dy te tretes se universiteteve krijohet nje situate monopol ne tregun e arsimit te larte?

Mendojmë atë që ka ndodhur dhe opinioni publik e di që i kemi dhënë fund paligjshmërisë në arsimin e lartë për herë të parë. Ishim futur në një rrugë që nuk të çonte kurrkund, ku humbin të gjithë, familjet, studentët që pajiseshin me një diplomë të pavlerë, humbte shoqëria sepse nuk vleresonte si duhet burimet njerëzore.

Çfarë do të ndodhë me këto universitete që mbyllen e pezullohen? Do të rihapen, do të transformohen? Kanë mundësi të ekzistojnë në të ardhmen sërish duke u ristrukturuar apo marrë licensë të re?

Në këto 300 ditë kemi ngjizur një komunikim të ri me këto institucione. Jemi krah institucioneve. Nesër do të takoj këto institucione që janë pezulluar për të ndarë detyrat dhe për të përcaktuar qartë kohën dhe masat për të inspektuar në vijim detyrat e tyre, më pas këto institucione do t’i nënshtrohen verifikimit të cilësisë nga një agjenci britanike.

Previous articleLulzim Basha shprehet kunder heqjes se licensave te universiteteve
Next articleFullani si simbol i babëzisë së pushtetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here