Home Sport Paok pezullon Ergys Kaçen, veshi fanellen e UÇK

Paok pezullon Ergys Kaçen, veshi fanellen e UÇK

619
0

ergys-kace-uckKlubi i futbollit të Selanikut, PAOK, ka pezulluar deri të hënën nga të gjitha aktivitetet sportive të klubit, futbollistin shqiptar, Ergys Kaçe, i cili pozoi në rrjetin social të “Facebook” i veshur me fanellën e UÇK-së.

Për të shmangur të gjitha incidentet e mundshme, drejtuesit e klubit kanë vendosur pezullimin nga aktivitetet sportive të Kaçes, në mënyrë që të qetësohen reagimet e tifozëve të Klubit dhe të mbarë Greqisë.

Ky pezullim mundet të shtyhet përtej ditës së hënë, der në një afat të pacaktuar, ose edhe deri në prishjen me marrëveshje të kontratës me futbollistin shqiptar, i cili konsiderohet si “trupë e huaj për ekipin” nga tifozët e PAOK.

Për këtë vendim të Klubit është njoftuar edhe Kaçe, i cili ndodhet në Shqipëri i grumbulluar me kombëtaren shqiptare.

Tifozët e PAOK nuk harrojnë t’i kujtojnë Kaçes, se kishte mundësinë që të vishte fanelën e Kombëtares së Greqisë, pasi i ofruan nënshtetësinë greke, por ai preferoi nënshtetësinë shqiptare.

Për tifozët e PAOK pozimi i Kaçes në “Facebook” me fanelën e UÇK nuk ishte i rastësishëm, por i qëllimshëm dhe u bë pikërisht ne datën 4 shtator, ditë, kur Shqipëria mundi Greqinë 2-1, në vitin 2004, menjëherë pas fitores së kampionatit Europian nga Greqia dhe vrasjes së tifozit shqiptar në Kretë, Gramoz Palushi.

Për këtë arsye Kaçe, pavarësisht se është i dashur si futbollist për tifozët e klubit të Selanikut, duket se do t’i japë fund karrierës së tij futbollistike në Greqi.

Ndërkohë policia dhe klubi i PAOK përgënjeshtrojnë lajmin e emetuar nga disa media shqiptare se zyrat e “Agimit të Artë” në Selanik u sulmuan nga tifozët e PAOK për të “mbrojtur” Ergys Kaçen nga deklaratat dhe kërcënimet e neonazistëve.

Sulmi ndaj selisë së partisë së neonazistëve në Selanik, vertetohet të jetë kryer nga persona, të cilët janë me bindje politike krejt të kundërta me neonazistët, por që qëllon të jenë tifozë të PAOK. Sulmi vlen të përmendet se u krye në kuadrin e aktiviteteve të pritshme të partisë së “Agimit të Artë” në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar në Selanik dhe asnjë lidhje nuk ka me Kaçen.

Në një kontakt telefonik që pata me Drejtorin teknik të PAOK, Zisis Brizas më konfirmoi se shumë shpejt pritet që kontrata me Kaçen të prishet dhe ai të penalizohet me mbajtjen e shumë së dëmshpërblimit që i takon të marrë pas thyerjes së kontratës së mbetur, por edhe me një ulje drastike të shumës që i takon ligjërisht të marrë.

Sipas zotit Brizas PAOK ka kërkuar nga juristët e klubit që të gjejnë e përpunojnë formulën e duhur që klubi të mos dalë i dëmtuar nga një denoncim i mundshëm në FIFA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here