Home Ekonomi Gazjellesi “TAP” nis fazen e shpronesimeve

Gazjellesi “TAP” nis fazen e shpronesimeve

565
0

tapGazsjellësi “TAP” ka nisur procedurat e vlerësimit dhe shpronësimit të tokës përgjatë 870 kilometrave ku do të shtrihet ndërtimi në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Për të kryer këtë procedurë është zgjedhur një kompani nënkontraktore holandeze, e cila do të fillojë nga mbledhja e informacionit të rëndësishëm për pronarët e tokës dhe përballja e tyre me të dhënat kadastrale ekzistuese. Në një njoftim të TAPit bëhet me dije se qëllimi i punës së nënkontraktorit do të jetë identifikimi i pronarëve legjitimë, vendosja e kufijve tokësorë dhe vlerësimi i pronave që preken. Nënkontraktori holandez “Royal Haskoning” do të sigurojë në fund eksesin mbi të drejtat e tokës për ndërtimin e gazsjellësit. Në terren kompania do të vendosë një staf prej 200 personash që do të përfundojnë procesin brenda disa muajve në tri shtete.

PROCEDURA
Kompania holandeze “RHDHV” ofron shërbime të konsulencës dhe menaxhimit në projekte ndërkombëtare inxhinierike dhe do të jetë ajo që do të merret me vlerësimin dhe shpronësimin e tokës ku do të kalojë projekti “TAP”. Nga ana e kompanisë do të kërkohet akses i përkohshëm për pjesën ndihmëse që do të shërbejë për ndërtimin dhe akses i përhershëm për pjesën ku do të mbulohen tubacionet. Po kështu, nga ana e TAP-it do të vendosen edhe limite për largësinë që duhet të ruhet nga banorët për gazsjellësin. Shpronësimi për ndërtimin e TAP-it, sikurse theksohet në njoftim, do të bëhet duke pasur bazë standardet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në mënyrë që secili prej pronarëve të marrë atë që i takon. Vlerësimet dhe mbledhja e informacioneve nga kompania holandeze do të bëhen brenda vitit 2013, në mënyrë që në vitin 2014 të nënshkruhen edhe kontrata me pronarët.

ÇFARË PARASHIKON PLANI
Plani sektorial për projektin “TAP” për vendin tonë parashikon saktë edhe hapësirën që do të shpronësohet përfundimisht dhe atë në mënyrë të përkohshme. “Në total toka që do të merret për projektin ‘TAP’ përbën një sipërfaqe afërsisht 73 hektarë për instalimet mbi tokë dhe rreth 140 hektarë për rrugë të reja/të përmirësuara. Shoqëria ‘Trans Adriatic Pipeline AG’ do të marrë në mënyrë të përhershme tokën që nevojitet për instalimet mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa në mënyrë të përkohshme do të shpronësohen 800 hektarë tokë”, thuhet në planin sektorial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here