Home Aktualitet Shkoder: pakujdesia me armët shkakton dy të vdekur dhe një të plagosur

Shkoder: pakujdesia me armët shkakton dy të vdekur dhe një të plagosur

834
1

Një fillim jave i përgjakshëm për qarkun e Shkodrës. Pakujdesia me armët e zjarrit ka shkaktuar dy të vdekur dhe një të plagosur gjatë fundjavës.

Një fëmijë 9-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Ngjarja aksidentale ka për autor të vëllain e viktimës vetëm 11 vjeç. Sipas policisë, viktima është A.G., 9 vjeç, i cili është qëlluar aksidentalisht me pistoletë nga i vëllai, N. G, 11 vjeç në fshatin Nicaj të komunës Shalë, Malësi e Madhe.

Mësohet se të dy fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre me armën e zjarrit dhe nuk e dinin që ishte ajo e mbushur. Ngjarja tragjike u konfirmua nga policia e Shkodrës vetëm sot, pasi fshati Nicaj ndodhet në një zonë të thellë malore ku mungojnë valët telefonike.

Gjithashtu, një tjetër viktimë nga pakujdesia me armën e zjarrit është shënuar në fshatin Vukël të komunës Klemend në Shkodër, ku Gjelosh Grizhda, 52 vjeç, është vetëvrarë. Mësohet se 52-vjeçari vuante nga një sëmundje mendore.

Rasti i tretë është shënuar në Pukë, ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me automatik, si pasojë e pakujdesisë. Florin Zefi, 24 vjeç, nga fshati Gjegjan, ka qenë duke pastruar armën dhe e ka shkrepur atë padashje, duke mbetur i plagosur.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here