Humb jetën në pistë pas një aksidenti Shoya Tomizawa, piloti japonez i përfshirë në një aksident të rëndë gjatë garës së Moto2 në Çmimin e Madh të San Marino.
20 vjeçari ka vdekur pasi është çuar për në spital.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombtare, sipas të cilave ai kishte humbur drejtimin e motorit që është përplasur nga Alex De Angelis, ndërsa Redding nuk ia ka dalë ta evitojë duke e shtypur pilotin e rrëzuar përtokë.