Kryetari i PDK-së Hashim Thaci dhe kreu i AKR-se Behxhet Pacolli nënshkruan pasditen e sotme marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Thaçi dhe Pacolli theksuan se do të punojnë si një ekip dhe besojnë në punën që do të bëjnë, duke ndërtuar një qeveri me program të përbashkët.
“Ky është koalicioni i Kosovës Europiane, i heqjes së vizave dhe i anëtarësimit në NATO” u shpreh Thaci.
Sipas marrëveshjes së firmosur, përpos postit të presidentit, AKR-së do t’i takojnë tri ministri: Ministria e FSK-së, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
SLS tri ministri, 6+ një ministri
Pas nënshkrimit të koalicionit qeverisës me AKR-në, mandatari për formimin e qeverisë së re, kreu i PDK-së, Hashim Thaci, ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi edhe me SLS-në e Slobodan Perkovicit, i cili do jetë zëvendës/kryeministër.
Ndërsa kjo parti e serbëve që ka tetë deputetë, do të drejtojë Ministrinë e Pushteti Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. SLS do të ketë edhe tre zëvendësministra.
Ndërkohë, mandatari Thaçi ka nënshkruar edhe me grupin e deputetëve të pakicave të tjera 6+, të cilëve do t’u takojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky koalicion nuk ka jetë të gjatë me që ësht artificial dhe shum i pa fuqishem.
Tani kemi president të Kosoves nji njeri të pa arsimuar dhe të pasur, në anen tjeter kemi nji kryeminister të pa arsimuar dhe të pa aft i cili asht shum ma i lidhur per parti dhe pushtet se sa per shtet.