Tre ish-ushtarakë shqiptarë reaguan shpejt dhe u erdhën në ndihmë personave që u gjenden fatkeqësisht gjatë sulmit në Londër.
“The Huffington Post”, teksa raporton për zhvillimet që pasun pas sulmit në Londër dhe dëshmitë rreth ngjarjes, i referohet rrëfimit të një pronari restoranti në Londër.
Ai quhet Mark Stembrigde dhe thotë se stafi i tij shpëtuan jetën e 130 personave, pikërisht kur tre terroristët nisën masakrën.
Ai tregon se në stafin e ‘Cafe Brood’, ishin edhe tre ish-ushtarakë shqiptarë, të cilët vepruan me shpejtësi dhe i tërhoqën klientët mbi tarracë.
Ata vepruan me urgjencë pasi pikasën tre meshkujt me thika në duar që iu drejtuan restorantit.
Duke treguar se ata panë tre meshkuj me thika që ulërinin, ai shton: “Nuk di t’u them se çfarë po bërtisnin, por ata hezituan kur panë se ne ishim të qetë”.