Vendkalimet me Serbinë, pa simbole shtetërore
Qeveria e Kosovës është pajtuar t’i heqë simbolet shtetërore në zonat e përbashkëta të pikëkalimeve kufitare me Serbinë, përmes marrëveshjes së arritur të premten në mbrëmje në Bruksel. Kjo gatishmëri e palës vendëse është konfirmuar me konkluzionet që janë nxjerrë nga Bashkimi Evropian të shtunën, e të cilat janë publikuar edhe nga vetë ekzekutivi i vendit. “Objektet e përbashkëta, të...
Pamundesia per pasaporte, serisht kalim nga mali per ne Greqi
Kushtet e vështira ekonomike dhe pamundësia për të patur një pasaportë biometrike si shumica e shqiptarëve, detyron dhjetra persona të hyjnë ilegalisht në Greqi. Ndërsa mendohej se ikjet nga mali të klandestinëve shqiptarë do të ishin një histori e të shkuarës, duket se nuk ndodh ende kështu. Kalimet e emigrantëve ilegalë vazhdojnë, ndonëse në shifra tejet të ulëta se...
Sinjalistikë e re në superstradën Milot-Fushë Krujë
Ajo që shpesh herë është bërë burim aksidentesh tragjike, superstrada Milot-Fushë Krujë do të ketë një sinjalistikë tërësisht të re dhe bashkohore, duke e përafruar me standartet e Bashkimit Europian. Ministria e punëve publike në bashkëpunim me drejtorinë e rrugëve në Lezhë ka nisur punën intensive për vendosjen e shpejtë të një sinjalistike rrugore tërësisht të re dhe me...
Tirane, zjarri ne apartament shuan nje familje
Një familje është shuar në kryeqytet kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Zjarri i rënë në një apartament shkakton tre viktima në familjen Spahiu ndërkohë që shpëton Jona njëra prej vajzave të çiftit. Tre personat që kanë humbur jetën kanë qenë Genci Spahiu 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florida dhe vajza 5-vjeçare Jona Spahiu. Nga flakët që kanë...
Arkitekti i Euros: Pati defekte qe ne fillim
Një nga arkitektët e monedhës së përbashkët evropiane, Jacques Delors ka deklaruar se eurozona pati defekte që nga fillimi i krijimit të saj. Delors ka deklaruar për “Daily Telegraph” se mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Evropian nga viti 1985...
Topi, Rama dhe Berisha ngushëllojnë familjen Godo
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së shkrimtarit dhe politikanit, Sabri Godo, i cili u nda nga jetas pasditen e së shtunës. “Lajm i dhimbshem per familjen dhe shoqerine shqiptare. Godo perfaqeson nje personalitet ne fushën e kultures dhe një politikan moderator në politiken shqiptare”- thuhet ndër të tjera në mesazhin e Topit. Meta i...
Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare, Sabri Godo
Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare themeluesi i Partisë Republikane në Shqipëri, Sabri Godo.Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë, ndërsa prej disa ditësh Godo vuante nga një sëmundje në mushkëri. Themeluesi i Partisë Republikane ishte shtruar pak ditë më parë me urgjencë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marre...
Tiranë, gjendet i vetevarur drejtori i hipermarketit “Carrefour”
Gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë, drejtori i hipermarketit “Carrefour”, Xavier Thibonet. Policia bëri të ditur se 42-vjeçari u gjet i varur në banesën e tij në rrugën Pjetër Budi në kryeqytet, ku jetonte prej pak kohësh. Policia e Tiranës, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, bëri të ditur se u njoftua për ngjarjen e rëndë rreth...
Leka Zogu I përcillet me nderime për në banesën e fundit
Me nderimet me te larta shteterore eshte percjelle per ne banesen e fundit, Leka Zogu i Parë. Në ceremoni kane marre pjese, kreret me te larte te shtetit, presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, etj. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nderuar gjithashtu Leka Zogun e Parë. **** 12:25- Në këto momente arkivoli me trupin e pajetë të Leka Zogut është nisur...
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger serish bashke
Pas përfundimit të sezonit të F1, Lewis Hamilton ka mundësi të përjetojë gjithcka që ka humbur në këtë vit, pasi i është kthyer lidhjes së tij të vjetër me Nicole Scherzinger. Lajmi bëhet i ditur nga The Sun, ku shkruhet se dëshira më e madhe e Hamilton kohët e fundit ka qënë të kthehej me Nicole. The Sun, raporton se...
Partia Socialiste, zgjidhet asambleja e kryesise
Ka përfunduar numërimi i votave për Kryesinë e re të Partisë Socialiste. Kryesia e sapozgjedhur përbëhet nga; Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Erjon Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Arben Malaj, Vangjush Dako, Besnik Baraj, Sajmir Tahiri, Arben Isaraj, Shkëlqim Cani. 18:15- Asambleja e Partisë Socialiste po vazhdon punimet prej mëngjesit të sotëm, ndërkohë që vetëm pak minuta më parë...
Euro 2012, përcaktohen katër grupet finaliste
Eshtë hedhur në Kiev të Ukrainës shorti i Kampionatit Europian, Euro 2012 ku janë konfiguruar katër grupet finaliste. Ai që mund të konsiderohet si grupi i ferrit është Grupi B, ku do të përballen me njëra- tjetrën, Hollanda, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia. Polonia si një nga vendet organizatore mund ta konsiderojë të lehtë provën e parë pasi do të përballet...











