Dhunohet gazetari,Çipa: Akt vandal, instancat shtetërore duhet të reagojnë
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ "Alarm" në RTV Ora News, Orion Halili ka sjellë edhe reagimin e unionit të gazetarëve. Drejtuesi i unionit, Aleksandër Çipa e ka cilësuar akt vandal dhunën e ushtruar nga rojet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa bëri thirrje për një reagim urgjent nga instancat më të larta shtetërore. Sipas Çipës ky reagim...
Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshja arrihet në parim
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”. Më tej në një deklaratë për media ajo vlerësoi se kjo është një “ngjarje e madhe”. Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sot në Bruksel. Ndërmjetësues...
Vdekja e Leka Zogut, Berisha: E shtuna ditë zie
Pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I do t`i bëhen të gjitha nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë ndërsa dita e shtunë është shpallur ditë zie në të gjithë vendin. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ndërsa shtoi se për përgatitjet për ceremonë mortore të Leka Zogu I do të ngrihet edhe një komisionin...
Greqi, ekzekutohen shqiptarët, babë e bir
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në shtetin grek ku babai shqiptar dhe fëmija e tij 3 vjeç janë gjetur të ekzekutuar në një makinë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Kallamata të Greqisë, ku 35-vjeçari shqiptar është gjetur i ekzekutuar me një plumb në kokë ndërsa djali i tij vetëm 3 vjeç është gjetur i therur. Sipas mediave greke makina...
Tensionohet me shume situata në veri, plagosen 23 ushtarë të KFOR
Edhe 23 ushtarë të tjerë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut. Lajmin e njofton zyra për informim e KFOR-it. Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhet se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”. “Protestuesit nuk mund të cilësohen aspak si...
Kodi i ri, nesër mblidhet tryeza e reformës
Dy javë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, mblidhet për herë të parë nesër në orën 12:30 komisioni ad hock për reformën zgjedhore. Dy bashkëkryetarët e këtij komisioni Damian Gjiknuri dhe Ilir Rusmajli tashmë kanë fiksuar takimin e parë ku palët do të përballen për të rënë dakord per reformën elektorale që parasheh si pikën më të nxehtë ndryshimin e...
Tadiç bën thirrje për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar nga KFOR-i ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve, ndërsa nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës të heqin barrikadat. “Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të tillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadiç gazetarëve në Beograd. Çdo përshkallëzim në Kosovë,...
Pavarësia, festë në Prishtinë, Shkup e diasporë
Festime nga gjithë shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë. Manifestimet qendrore me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë organizohen në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe diasporë. Në Luginën e Preshevës sot në vend të festës do të organizohen protesta në Preshevë dhe Bujanoc, kundër diskriminimit të pushtetit serb dhe mos...
Tirana feston 99-vjetorin e Pavaresise
Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për 99- vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Dita e sotme do te jete nje dite feste per Tiranen dhe gjithe qytetaret qe do t’i bashkohen programit festiv te ofruar prej bashkise. Sheshet kryesore do shndërrohen në qendra argëtimi për të rritur e fëmijë, panaire, këngë, animacione,...
Bashkia Vlorë, aktivitetete të shumta për 99 -vjetorin e Pavarsisë
Në kuadër të festave të nëntorit, bashkia e Vlorës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e artistike. Sipas kreut të drejtorisë së programit dhe zhvillimit në bashkinë e Vlorës Ilir Metaj, 99 -vjetori i Pavarsisë pritet me promovime librash të autorëve vlonjat, koncerte me këngë të të gjitha rrymave muzikore, premiera në teatrin “Petro Marko” ,por edhe aktivitete sportive. Ndërsa...
Topi takon presidentin e këshillit rajonal të Piemontes Kataneo
Presidenti i Republikës Bamir Topi, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së të Torinos, Piero Fasino, u prit sot nga Presidenti i Këshillit Rajonal të Piemontes, Valerio Kataneo. Gjatë takimit, presidenti Topi dhe zoti Kataneo vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera e shumëplanëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona si dhe bashkëpunimin e vlefshëm...
AK: Shqiptarët të injorojnë flamurët politikë
Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot tubimin në kuadër të 99- vjetorit të Pavarsisë në Vlorën e flamurit. Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka sulmuar politikën shqiptare duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre. “Jemi të fundit në Europë. Ëndrra...






