Besimtarët shqiptarë festojnë Bajramin

0

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë nisur të festojnë që në orët e para të ditës së sotme ditën e shenjtë të Bajramit.  Shumë prej tyre e kanë festuar me familjen në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë duke u falur pranë xhamive të qyteteve të ndryshme. Në Tiranë, besimtarët myslimanë janë lutur edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku...

Kosovë, festohet Fiter Bajrami

0

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e Bajramit. Në orët e para të mëngjesit, besimtarët janë falur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ku i pranishëm ishte edhe myftiu Naim Ternava. Në fjalën e tij, Tërnava u ka bërë thirrje besimtarëve për kultivimin e tolerancës, dashurisë dhe humanizmit. “I lutemi Allahut fuqiplotë që mëshira dhe begatia e tij të jenë...

Fiter Bajrami, Topi: Sot duhet të kemi më shumë tolerancë

0

Në ditën e Fiter Bajramit, edhe presidenti i vendit Bamir Topi ka shprehur mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Pas vizitës së zhvilluar në Komunitetin Mysliman, kreu i shtetit theksoi se kjo është dita, kur të gjithë njerëzit duhet të japin ndaj njëri-tjetrit, më shumë respekt, tolerancë dhe mirëkuptim. “E gjithë shoqëria duhet të jetë në...

Berisha: Nderim për udhëheqësit shpirtëror në këtë ditë

0

Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë ata persona, të cilët me përkushtim të madh ndaj Zotit, agjeruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit. “Shpreh nderimin tim më të thellë për udhëheqësit shpirtëror të kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha besimeve, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në ndërtimin e besimeve fetare, nisur nga kushtet dhe rrethanat më të vështira, më...

Topalli uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit

0

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fiter Bajramit. Në mesazhin e saj drejtuar gjithë shqiptarëve, ajo tha se festa e Bajramit vjen pas një muaji durimi, sakrifice dhe shpërblimimi më i mirë është festimi në familje. “Është një ditë e gëzueshme. Uroj të gjithë besimtatët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe jashtë vendit, gëzuar...

Aksident ajror në Lituani, përplaset avioni i NATO-s

0

Një avion francez i NATO-s është përplasur me një avion ushtarak të Lituanisë, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit. Zyrtarët thonë se avioni francez është rrëzuar pas goditjes së marrë, ndërsa dy pilotët e avionit lituanez janë hedhur para rrëzimit të avionit, pranë bazës ajrore Zokniai, në veri të Lituanisë. Të dy pilotët kanë shpëtuar pa dëmtime. Franca ka avionë...

Wikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave

0

Qeveria nuk i ka mjetet financiare për të kompensuar ish-të përndjekurit politikë dhe të llogarisë dëmin e madh që ka shkaktuar regjimi komunist. Kjo do të kërkonte hapjen e arkivave të shtetti të cilat pa dyshim deri tani kanë mbetur të mbyllura dhe pak gjasa ka që të hapen ndonjëherë nga prezenca ish-komuniste, përfshirë këtu dhe kryeministrin dhe klasën...

Basha shtron iftar për besimtarët myslimanë

0

Në ditën e fundit të muajit të agjërimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë, ku ishin të pranishëm të ftuar të shumtë nga arena politike, mediatike dhe fushave të tjera. I pranishëm në këtë darkë, ka qenë edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Tiranë. Gjatë fjalës së...

Mbytet anija, shpëtojnë 18 pasagjerët në Fierzë

0

18 qytetarë që gjendeshin në bordin e një anije të vogel në liqenin e Komanit në Fierzë i kanë shpëtuar vdekjes, pasi anija me të ciën udhëtonin, është mbytur. Udhëtarët që gjendeshin në këtë anije ishin kryesisht turistë nga të cilët 8 ishin çekë dhe 10 të tjerë shqiptarë. Ndërkaq, mësohet se shkak i mbytjes se anijes është bërë...

Fier, vritet një kambist në qendër të qytetit

0

Një kambist është vrarë pasditen e sotme, në Fier. 50-vjeçari, Etem Spahia është grabitur dhe më pas është qëlluar disa herë me thikë, nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku 50-vjeçari ka humbur jetën, pas plagëve të marra nga goditjet e armës së ftohtë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes...

Debutimi, Lorik Cana pritet me ovacione në Shkup

0

Ndërsa pritet që sonte të debutojë me ekipin e tij të ri, Lacio, yllit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, një ditë më parë i është rezervuar një pritje e ngrohtë nga tifozeria shqiptare në Shkup, e sidomos nga grupimi i njohur si “Ballistat.” Në grupin e tyre ne Facebook, Ballistat e Tetovës kanë publikuar disa foto të pritjes në aeroportin...

Armand Shkullaku: Kosova kushtëzon Serbinë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpalli zyrtarisht në mes të Beogradit kushtëzimin e këtij të fundit me Kosovën në rrugën e integrimit për në BE. Sipas asaj që tha Merkel, që pa dyshim do të jetë edhe qëndrim i qartë i Brukselit, Serbia nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE nëse nuk largon strukturat paralele nga...