Home Aktualitet Topalli uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit

Topalli uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit

576
0

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fiter Bajramit.
Në mesazhin e saj drejtuar gjithë shqiptarëve, ajo tha se festa e Bajramit vjen pas një muaji durimi, sakrifice dhe shpërblimimi më i mirë është festimi në familje.
“Është një ditë e gëzueshme. Uroj të gjithë besimtatët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe jashtë vendit, gëzuar këtë festë” ka theksuar Topalli.
Me rastin e festës së Bajramit kryeparlamentarja Topalli zhvilloi një vizitë në Selinë e Komunitetit Musliman në Tiranë ku u prit nga Kryetari, Haxhi Selim Muça dhe më pas në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Ndërkohë pritet që selinë e Komunitetit Musliman në Tiranë ta vizitojnë edhe kreu i shtetit Bamir Topi, kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here