Home Shendetesi Pija që na bën më jetëgjatë!

Pija që na bën më jetëgjatë!

1333
0

Shumë njerëz do lumturohen, pasi një pije aq shumë e përdorur ndikon në jetëgjatësi. Bëhet fjalë për kafenë, madje kush pi tre filxhanë në ditë, është më jetëgjatë se ata që nuk e përdorin. Është ky zbulimi i bërë në një studim bazuar në gjysmë milioni njerëz në dhjetë shtete të ndryshme të Europës, përfshirë dhe Italinë.

Studimi anglez u krye nga ekspertët e IARC (International Agency for Research on Cancer) dhe Imperial College më Londër.

Bazuar në atë që u publikua në revistën shkencore “Annals of Internal Medicine”, thuhet se u mbajt në monitorim mënyrat e ndryshme të konsumit të kafes.

Pjesëmarrësit në studim u monitoruan për 16 vite, duke analizuar edhe rastet e vdekjeve.

U zbulua se kush pinte kafe rregullisht, ishte më jetëgjatë. Kjo pasi sipas studiuesve, pija e zezë ka efekte mbrojtëse në mëlçi dhe luan rol mbrojtës në organizëm në sajë të përmbajtjes së molekulave dhe antioksidantëve.

Previous articleLinja ajrore shqiptare, nisin fluturimet brenda vitit
Next articleRama për The Wall Street Journal: “Mbështes fort krijimin e një zone ekonomike të përbashkët rajonale”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here