Topi: Procesi s’ka mbaruar, Kolegji të tregohet me integritet
Presidenti i Republikës Bamir Topi, për të disatën herë brenda pak ditësh është takuar me treshen e ambasadorëve me kërkesën e këtyre të fundit. Biseda në këtë takim u përqendrua në situatën pas-zgjedhore në vend, veçanërisht pas shpalljes së rezultatit për Tiranën nga ana e KQZ-së. Kur pritet që vendimin përfundimtar ta shpallë kolegji, presidenti dhe ambasadorët ranë dakord...
Eurodeputetët:“Zgjedhjet u prishën më 14 maj,Shqipëria e humbi shansin”
Parlamenti Europian për rreth një orë diskutoi për zgjedhjet e 8 Majit në Shqipëri dhe ngjarjet që pasuan pas kësaj dite. Eurodeputetët shprehën shqetësim për situatën në Tiranë, por theksuan se problemet mund të tejkalohen me dialog.Ata vlerësuan ditën e votimeve, dhe theksuan se problemet lindën më pas gjatë numërimit të votave. Sipas tyre duhet pritur rezultati final i...
Zgjedhjet, KQZ-ja shqyrton sot ankimimet e partive
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimet e partive politike në lidhje me procesin zgjedhor. Mbledhja e sotme e KQZ-së ka në rend dite një sërë ankesash të subjekteve të ndryshme politike, dhe kandidatëve të cilët garuan në zgjedhjet lokale të 8 majit. Ndërkohë jashtë godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë vendosur forca...
PS padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e Bashkisë së Tiranës
Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një kallëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Padia është bërë lidhur me rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ për Bashkinë e Tiranës. KQZ mbylli dje procesin e nxjerrjes së rezultatit përmbledhës, ku u përfshinë dhe votat e kontestuara. Komisioni me katër vota miratoi një akt për këtë gjë,...
Presidenti Bamir Topi reagon, “vota është e fshehtë”
Presidenti i Republikës, me anë të këshilltares së tij për mediat Mimoza Koçiu, në një deklarate per shtyp hedh poshtë spekulimet lidhur me votën e fshehtë të hedhur më 8 maj. “Presidenti Bamir Topi, e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, siç do qytetar tjetër dhe se vota duhet të jetë e fshehtë, sic parashikohet nga kushtetuta, kodi penal”...
Pogradec, sillet i pajetë fëmija 2-vjeçar në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në qytetin e Pogradecit. Një fëmijë 2-vjecar është sjellë i pajetë në ambientet e spitalit te qytetit. Reporteri i “Ora News” ka njoftuar se dyshohet se shkaku i vdekjes së foshnjes ka qenë helmimi. Por ende nuk janë dhënë detaje konkrete mbi kohën dhe mënyrën e helmimit...
E vërteta e votës së Presidentit Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është vënë nën shënjestrën e disa mediave, të cilat pretendojnë se ai ka hedhur votën gabim më 8 maj. Duke e lidhur votën e hedhur gabim me atë që po ndodh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkohet që të pranohet ideja se votat duhen rivlerësuar dhe jo të jenë të pavlefshme, siç janë cilësuar...
KQZ numëron fletët e kontestuara, PS protesta ne Fier, Kavaje
Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon numërimin e votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës në lidhje me fletët e votimit. Jashtë militantët dhe deputetët PS tentojnë herë pas here të thyejnë kordonin policor për të kaluar në ambientet e KQZ-së. Godina e blinduar nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA....
KQZ rinis hapjen e kutive, militantet e PS konfrontohen me policine
Komisioni Qendror Zgjedhor nis mbledhjen me debate mes anëtarëve të maxhorancës dhe të opozitës, në lidhje me numërimin e fletëve të votimit të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara. Ristani dhe përfaqësuesit PD pretendojnë se është marrë vendim për numërimin e fletëve të votimit të panumëruara. Nga ana e opozitës është vlerësuar si në kundërshtim me kodin Zgjedhor...
Tension para KQZ, mbështetës të PS konfrontohen me policinë
Tension jashtë ambjenteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku mbështetës të Partisë Socialiste tentojnë të kalojnë kordonin e uniformave blu të vendosura para godinës së KQZ-së. Mbështetësit e PS-së po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambjenteve të KQZ-së. Turma e njerëzve ku mes saj edhe deputetë të PS-së është duke shtyrë kordonin e...
KQZ-ja rinis sot numërimin e fletëve të kontestuara
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të rinisë sot në orën 10:00 numërimin e fletëve të votimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës të hedhura në kutitë e gabuara. KQZ ditën e djeshme nisi procesin e numërimit të votave të kontestuara proces që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja hapi 20 kuti në të...
Ashton: Procesi zgjedhor të mbyllet paqësisht
Zyrtarja e lartë evropiane Catherine Ashton, u bëri thirrje të mërkurën udhëheqësve politikë në Shqipëri të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja. “Kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese”, tha Ashton, duke theksuar se rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë...







