Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon numërimin e votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës në lidhje me fletët e votimit. Jashtë militantët dhe deputetët PS tentojnë herë pas here të thyejnë kordonin policor për të kaluar në ambientet e KQZ-së. Godina e blinduar nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA. Shpërthejnë protestat në Fier, Kavajë e Durrës. Protestuesit bllokojne akset kryesore. Djegin goma makinash.
FIER, BLLOKOHET RRUGA TE URA E MBROSTARIT
Ora 12. 13 Në Fier simpatizantët PS bllokuan aksin nacional Fier-Lushnje tek vendi i quajtur Ura e Mbrostarit. Mbështetësit PS kanë vendosur goma makinash në mes të rrugës dhe i kanë vënë flakën
KQZ 23 KUTI TE HAPURA , BASHA 49 VOTA, RAMA 14 VOTA
Ora12:12 Deri tani jane hapur 3 kuti të reja përkatësiasisht kutia me numër 17 93, 17 96, 17 97. Ku Kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 3 vota, kandidati i PS Edi Rama nuk ka marrë asnjë votë. Nga 23 kuti të numëruara ( qe prej dites se djeshme) rezultojnë 49 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 14 vota për Edi Ramën. Këto vota do i shtohen rezultatit paraprak për kryeqytetin, dhe Basha momentalisht ka 35 vota më shumë se rivali i tij socialist i “Aleanca për të Ardhmen”.
KAVAJE, 300 PROTESTUES BLLOKOJNE AKSIN RROGOZHINE- KAVAJE
Ora 12: 03 Në Kavajë rreth 300 protestues kanë bllokuar rrugëm Rrogozhinë-Kavajë. Ata kanë djegur gomat e makinave në mes të rrugës dhe kanë deklaruar se do ti drejtohen me vone Tiranës.
NIS PROTESTA DHE NE LEZHE E DURRES
Ora 12.00 NEWS24 informon se ka nisur protesta e socialistëve edhe në Lezhë e në Durrës. Protestuesit e Kavajes kanë bllokuar aksin nacional Rrogozhinë- Kavajë.
HAPET KUTIA 17 97 KZAZ 48, 1 VOTË BASHA
Ora 11: 55 Ristani: ‘Në kutië 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie, 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën. 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD. 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën’.
SITUATA E TENSIONUAR JASHTE, KA DHE PERPLASJE FIZIKE
Ora 11. 54 Jashtë militantët dhe deputetët PS tentojnë herë pas here të thyejnë kordonin policor për të kaluar në ambientet e KQZ-së. Nga pamjet direkt vihen re dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë të cilët janë të veshur me veshje speciale dhe me skafandra.
HAPET KUTIA 17 96 KZAZ 48, 1 VOTË BASHA
Ora 11:43 Hapet kutia 17 96 e KZAZ 48. ku ësthë konstatuar një fletë votimi e panumëruar për kryetar bashkie që shkon në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Në kuti rezulton edhe një fletë votimi e panumëruar për kryetar të njësisë bashkiake numër 4 dhe 1 fletë votimi për kryetar minibashkie për kandidatin Hysen Zhura.
FIER, NIS PROTESTA E MILITANTËVE TË PS
Ora11:37 Militantët e Partisë Socialiste në qytetin e Fierit i janë përgjigjur thirrjes së deputetë socialist për revolta popullore në mbarë vendin për të mbështetur revoltën që po zhillohet pranë KQZ në kryeqytet. Në Fier protesta po zhvillohet para sheshit Fitorja.
KAVAJË, MILATANTË TË PS NË PROTESTË
Ora 11:34 Përgjigjes për revolta popullore të PSnë mbrojtje të votes i janë përgjigjur militantët socialist të qytetit të Kavajës. Militantët e shumtë kanë bllokuar rrugën tek Ura e Drazhit.
TENSIONOHET SITUATA JASHTE KQZ-SE
Ora 11. 29 Tension jashtë KQZ. Turma e militantëve socialiste per disa minuta kanë tentuar të shtyjnë e të çajnë kordonin policor për të hyrë në oborrin e KQZ. Kordoni policor me policë me skafandra është më i përforcuar se një ditë më parë. Ndërkohë që te dera, ne hyrje te godinës se KQZ-se, janë vendosur kordonë të tjerë policor. Në rresht të parë vihen re deputetët PS, si Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Fatmir Toçi. Militantet therrasin emrin e kryetarit socialist, kandidat per bashkine e Tiranes.
HAPET KUTIA 1793, FLETA E NUMERUAR PER BASHEN, ME SHENJE
Ora 11: 27 Në kutinë 17 93 u morën në shqyrtim një vote që ishte për Lulzim Bashën. Sipas Subashit zarfi që u hap nuk është zarfi i fletëve të kontestuara. Sipas saj është “një zarf që nuk i përket fletëve që u gjendën aty, që lejon të mendon një pikëpyetje të madhe. Kush i futi këto fletë votimi në këtë zarf. Përgjigjen do e marri hetimi I zgjedhjeve në Shqipëri.
Sipas Salianit të PS, fleta ka probleme, ka shenja. „Ka shenjën e stilolapsit dhe është grisur. “ Ristani akuzoi përfaqësuesin e PS-se se i ka bërë ai shenjë fletës, në kzundërpërgjigje Saliani i tha se nëse i ka bërë ai atëherë largohet menjëherë nga salla. Pas debatit fleta u vlerësua si e pavlefshme. U vlerësuan dhe 3 fletë votimi të kontestueshme në favor të kandidatit të kryetarit të njësisë minibashkiake.
Ora 11. 10 Rinis hapja e kutive për fletët e kontestuara. Do numerohen fletët e kontestuara ne kutine 17 93
KQZ: DO NUMEROHEN DHE FLETET NE 5 KUTI TE TJERA;DEBATE
Ora 11: 04 KQZ miraton me 4 vota ( vetëm votat e anëtarët e maxhorancës) dhe numërimin e fletëve të panumëruar dhe për 5 kuti të tjera. Kreu i KQZ-së tha se “procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara.” Kështu listës së
hapjes së kutive do i shtohen dhe kutitë 1793, 1796 1799, 18 09/1 . Perfaqesuesit e PS kundershtojne, Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani tha se “ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar”
QINDRA MILITANTE PS PARA KQZ, POLICIA BLINDON GODINEN
Ora 10: 37 Ndërsa mbledhja ka nisur ne KQZ, qindra militante PS jane vendosur jashte godines se KQZ e cila eshte blinduar nga policia.. Tre kordone policore jane vendosur prane hekurave te oborrit te KQZ, gjithashtu eshte blinduar dhe dera e KQZ
DEBATE PER AKTIN NORMATIV TE MIRATUAR DJE NGA KQZ
Ora 10 35- Përfaqësuesi i PS-së Gjoncaj kërkoi “vërtetimin juridikisht të aktit që votuat dje.” “Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vëretetojmë juridikisht cdo akt.”-tha Gjoncaj. Nga ana e tij KQZ-së Ristani tha se po “Vazhdojmë me vendimmarrje të ndërmjetme”
Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota. Nënkryetarja Subashi e Artur Laze, dy përfaqësues të PS-së thanë se KQZ në rolin e KZAZ ka kompetencë vetëm nxjerrjen e tabela përmbledhëse.
KQZ NIS MBLEDHJEN, REPLIKA SUBASHI- RISTANI
Ora 10. 13 Nënkryetarja e KQZ-së Deshira Subashi tha se Ristani i është drejtuar asaj në mënyrë “fyese” dhe për këtë do ndiqte rrugën ligjore.Ajo i bëri thirrje publike Ristanit “që mirësjelljen time mos e keqpërdoro”. “Dua tju them se vendsmërinë time mos e vini në provë, sepse këtë vendosmëri e kam të provuar nga jeta ime”- vazhdoi Subashi.
Mos u merr me cështjen e moshës time. Mosha në profesion është vlerë. Nga ana e tij Ristani tha se kjo kishte ndodhur pasi “Ju ndryshuar qëndrim, dhe morët urdhër politik për të vepruar kundra ligjit”. Sipas tij përmendja e moshës e kishte bërë për shkak se i kishte mbaruar mandati dhe se qëndrimi im “nuk është cinik, por është detyrim ligjor që më është dashur ta bëj.”
Gjatë ditës së djeshme KQZ ka numëruar 20 kuti votimi tek të cilat kanë rezultuar 60 fletë votimi të panumëruara. Nga 60 fletët e numëruara, rezultuan 46 në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 14 vota për Edi Ramën. Nëse këto vota do t’i shtohen rezultatit paraprak për kryeqytetit, atëhere Basha momentalisht figuron fitues me 22 vota më shumë se rivali i tij socialist i “Aleanca për të Ardhmen”. Procesi i numërimit të votave të kontestuara në KQZ zgjati për rreth 12 orë për t’u ndërprerë në orën 23:54 të mbrëmjes së djeshme dhe per tu nisur sot ne oren 10:00.
POLICIA SHPERNGULET JASHTE KQZ, NE GADISHMERI
Ora 09. 40 Mobilizohen forcat e policisë para KQZ. Përvec forcave të rendit ka dhe forcat e FNSH, e RENEA. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe në këto momente situata është ende e qetë.
PS PARALAJMERON NISJEN E PROTESTAVE
Partia socialiste do të nisë nga dita e sotme protesta popullore në të gjithë vendin me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha. Vendimi u mor ne mbledhjen e grupit te kësaj partie orët e vona të mbrëmjes së të mërkures. Në mbledhjen e dyte radhazi brenda 24 orëve, deputetet socialiste vendosën në unanimitet që të nisin protestat në të gjithë vendin nga veriu ne jug. Protesta pritet të nisë fillimisht ne Tiranë,jashte godines se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar vendimet e këtij komisioni për numërimin e fletëve të kontestuara dhe paralelisht me to do të zhvillohen protesta në mbrojtje të votës së lirë edhe në qytete të tjera.
GSH shkruan se në orën 11:00 do të nisin pothuaj njëherësh protestat në Vlorë, Fier, Berat, Korçë, Elbasan etj. Një orë më pas, në 12:00 socialistët e Durrësit, Kukësit, Lezhës, etj, do të protestojnë gjithashtu me bllokime të hyrjeve kryesore të qytetit.
MBLEDHJA DJE NE KQZ
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj dhe Eridian Saliani, pretenduan në disa raste se KQZ nuk po vlerësonte votat e kontestuara por ato të shpallura si të pavlefshme nga KZAZ-të. “Cila është procedura? Tabela 17/84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe e ka shpallur të pavlefshme 17 fletë votimi”, u shpreh Saliani, referuar kutisë që i përkiste KZAZ-së Nr.48, të njësisë bashkiake Nr.4. Përfaqësuesit ligjorë të PS-së, pretenduan gjithashtu se në disa nga kutitë me votat e kontestuara që u vlerësuan nga KQZ, rezultonin më shumë vota sesa votues ndërkohë që në kuti të tjera kodet e sigurisë nuk përputheshin me ato të raportuara nga vetë Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Në momentin e hapjes së kutise se pare 1759, gjatë ditës së djeshme situata u tensionua derisa degjeneroi në përplasjen fizike mes drejtorit të komisioneve zgjedhore në KQZ, Alfred Spahiu dhe dy përfaqësuesve ligjorë të PS-së, Genc Gjonçaj dhe Eridian Saliani. Palët nuk i kursyen njëra-tjetrës grushtet, shqelmat, kapjet pas xhakete deri dhe të pështyrat në fytyrë.