Home Politike E vërteta e votës së Presidentit Topi

E vërteta e votës së Presidentit Topi

554
0

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është vënë nën shënjestrën e disa mediave, të cilat pretendojnë se ai ka hedhur votën gabim më 8 maj. Duke e lidhur votën e hedhur gabim me atë që po ndodh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkohet që të pranohet ideja se votat duhen rivlerësuar dhe jo të jenë të pavlefshme, siç janë cilësuar pas përfundimit të procesit të numërimit për kryetarin e Bashkisë në kryeqytet.
Televizioni Klan ka transmetuar një video në të cilën shfaqet Presidenti Topi duke votuar gabimisht. Por, ky material filmik ndalet në momentin që ai bëhet gati të hedhë fletën e gabuar në kutinë e gabuar.
Ndërsa në materialin e plotë të këtij filmimi, del e vërteta e kësaj ngjarje, ku shikohet se Presidenti ka hedhur votën e tij në kutinë e duhur dhe jo siç pretendohet se votën për kryetar e ka futur në kutinë e gabuar. Për këdo që ka votuar në kryeqytet, duhet ta ketë vënë re se kutitë e rreshtuara fillojnë me hedhjen e fletës për kryetarin pastaj në dytën për këshilltarin e Bashkisë. Në materialin e plotë filmik, dallohet se Presidenti ka shprehur vullnetin e tij dhe e ka hedhur në kutitë e duhura. Pas votimit të gruas së tij, Teuta Topit, ka qenë kreu i lartë i shtetit i cili ka hedhur një për një të gjitha votat, duke u kujdesur që të hidheshin në kutinë e duhur.
Fillimisht ai është ndalur në kutinë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku shihet se vota e tij është hedhur në rregull. Ndërsa në kutinë e dytë, ku pretendohet se është hedhur gabimisht, kreu i lartë i shtetit përpara se të hedhë votën e tij, e ka kuptuar që nuk i përkiste asaj kutie dhe e ka ndërruar fletën e votimit duke vendosur të duhurën.
Presidenti ka votuar në Njësinë Bashkiake numër 8 sëbashku me nusen dhe dy vajzat e tij. Cdo fletë, kur paloset ka një shirit të ngjyrosur, që përcakton llojin e votës për t’u hedhur në kutinë përkatëse. Kjo është një risi e këtyre zgjedhjeve, pasi në vitin 2007, për shkak të hedhjes së votave në kutitë e gabuara, fletët u cilësuan të pavlefshme.
Krahas faktit filmik, burime nga Presidenca mohojnë për gazetën “Shekulli” që vota e Presidentit të Republikës të jetë hedhur në kuti të gabuar, kjo si pasojë e rregullave që ndiqen gjatë këtyre proceseve. ”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here