Në orën tetë të mëngjesit nis në Lundër, në vendin ku ruhen aktualisht kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit, procesi i djegies dhe i seleksionimit të materialeve zgjedhore. Kryetari i KQZ Arben Ristani thotë se kjo është procedure rutinë, që bëhet pas çdo procesi, por këtë herë mori vëmendjen e madhe të opinionit publik për shkak të situatës politike.
“Grupet e punës që janë ngritur tashmë do të fillojnë nesër me hapjen e kutive, seleksionimin e materialeve të cilat do të shkojnë në arkivin e shtetit. Ato futen nëpër dosje, bëhen gati. Do të ketë edhe specialistë nga arkivi të cilët do udhëzojnë se si do ta pranojnë materialin në arkivin e shtetit dhe pjesa tjetër do të shkojë për t’u asgjesuar” tha Ristani.
Por nënkryetarja e institucionit më lartë zgjedhor, Dëshira Subashi thotë se procesi nuk është transparent. Vendimmarrja e KQZ për këtë proces këtë herë ia ka lënë vendin një urdhri që duhet të nxjerrë kryetari, duke ndryshuar sipas saj praktikën e deritanishme të këtij operacioni.
Përpos kësaj, nënkryetarja Subashi thotë se shkelje e ligjit, që e bën vendimin të pavlefshëm është edhe fakti që sipas nenit 20 të kodit zgjedhor, citon ajo, çdo vendim i kryetarit duhet të firmoset nga nënkryetari, në te kundërt vendimi është i pavlefshem, thotë Subashi që vë theksin edhe në një tjetër çështje që sipas saj lë të pasqaruar vendimi i datës 29 të KQZ.
“Vendimmarrja e KQZ nuk e ka zgjidhur se çfarë rregjimi do të ketë ruajtja e listës së votuesve. Këto dy momente të japin të kuptosh faktin që jo pa qëllim është shmangur baza ligjore për ta përdorur këtë udhëzim të KQZ” tha Subashi.
Por pavaresisht, kryetari i KQZ thote ky institucion duhet te pregatitet per zgjedhjet e majit,ndaj procesi i asgjesimit te fleteve eshte me se i domosdoshem ne kete moment.
“Është një proces rutinë i KQZ, por që për fat të keq pati jehonë të madhe politike. Jemi në momente që ne jemi të përqëndruar në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe duhet të zgjidhim problemet tona teknike” tha Ristani.
“Kjo është ironia më e keqe e thënë në sytë e publikut sepse në të gjitha operacionet e zgjedhjeve të mëparshme KQZ me vendimmarrjet e saj ka kërkuar vetëm një muaj kohë për ta bërë këtë opozracion pune. Ndërsa vendimmarrja e KQZ thuhet për shkak se duam ta përfundojmë shpejt këtë proces po lejmë dy muaj kohë, kur ky operacion është bërë krejt në kushte normale për një muaj kohë. Është një qëllim tjetër që fshihet pas saj. Dhe argumenti që sapo thashe të çon në këtë logjikë” tha Subashi.
Procesi i djegies së fletëve të votimit dhe dërgimit të materialeve zgjedhore në arkivën qëndrore, ishte procedura që për mëse një vit e gjysmë mban politikën në krizë, një krizë që me procesin që nis nesër zgjidhja mbetet edhe më larg.
Dhe pse jam emigrant jam gjithmon interesuar per polotiken shqiptare, jemi ne vitin 2011, dhe tek ne ne shqiperi akoma nuk ka nje djalog normal ose njerezor midis pozit-opozit dhe dote shtoja se jam shum dakort me Zonjen Subashi ( Ligji zbatohet nuk diskutohet )
Me respekt per lajmeshqip
Krenar Furxhiu