Një konflikt i ndodhur mbrëmë vonë në kryeqytet ka vënë në pranga Besnik Dabullën, djalin e deputetes së PS-së Arta Dade. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në ambjentet e lokalit “Liburn” në rrugicat e Ish Bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla. Sipas policisë në konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar ne lokal. Edrin Lufi, 34 vjeç, u plagos rëndë. Policia njoftoi se është bërë ndalimi i shtetasit Besnik Dabulla, akuzuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Edrin Lufi, 34 vjeç, djali i vajzës së Adil Çarçanit, ish- kryeministri i fundit komunist të Shqipërisë, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në bark të marrë nga një armë zjarri. i palgosuri Lufi, është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, në gjendje të rëndë për shkak të plagës së marrë në bark. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij ka kaluar rrezikun për jetën pas një operacioni të kryer duke i hequr plumbin. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Edrin Lufi, është dërguar në një nga pavionet e Spitalit Ushtarak, ku edhe është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij sipas burimeve është jashtë rrezikut