Nafta “Virgin”, prokuroria nis ceshtjen ne gjykate
Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin e 16 personave, të akuzuar për përfshirje në skandalin e naftës vigin. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se plot 17 mijë tonë naftë virgin janë deklaruar si të eksportuara jashtë vendit, ndërkohë që ky produkt shitej në tregun vendas në kundërshtim me ligjin. Sipas prokurorisë, të pandehurit përmes...
Përmet, nga aksidenti humb jetën shefi i policise dhe nje oficer
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pak minuta më parë në Përmet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugoer Këlcyrë-Përmet, tek ura e Veroniqit” ku dy pasagjerët po udhëtonin me një makinë me targa DR 6279 B drejt Përmetit, ndërkohë që automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat duke lënë të...
Tadiç: BE na kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti serb, Boris Tadic, ka pranuar se në momentet e fundit të bisedimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbisë i është kërkuar të njohë Pavarësinë e Kosovës. Por sipas tij, kjo kërkesë është refuzuar. I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Dacic, se njohja...
CERN: Shkencetaret afër zbulimit të grimcës së pakapshme subatomike
Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Shqyrtime Atomike (CERN) në Zvicër kanë deklaruar se janë afër zbulimit të grimcës së pakapshme subatomike, që besohet se është pjesë bazike e përbërjes së materjes. Gjatë ditës së sotme shkencëtarët në Gjenevë thanë se kanë gjetur shenja të të ashtuquajturës “Higgs boson”, një grimcë elementare lidhëse, që mungon në Modelin Standard të fizikës. Ata kanë...
Barça fiton ne “El Clasico”
Nuk ndodh asgjë e pazakontë në “El Clasico” spanjolle. Barcelona fiton sërish përball Realit, këtë herë në shtëpinë e madrilenëve (1-3), duke mos i dhënë kënaqësinë Mourinjos që të fitojë për herë të parë në kampionat ndaj rivalëve të vetëm për titull. Gjithçka filloi shumë shpejt për Realin, i cili përfiton nga një vendosje e keqe e mbrojtjes, për të...
Euro rivlerësohet serish, kembehet me 140 lekë
Monedha europiane vetëm brenda pak ditëve rikthehet në kuotat e saj të larta.Kështu nga 136 lekë që u këmbye një javë më pare, gjatë ditës aktualisht një euroshkëmbehet afërsisht me 140 lekë. Monedha europiane pësoi një shvlerësim ndaj monedhës kombëtare lekut, si pasojë e paniku që u përhap në eurozonë nëse euro do të mbijetonte apo jo. Pas tronditjes...
Irani zbulon nje fushë masive gazi
Ministri i gazrave të Iranit deklaroi se vendi i tij ka zbuluar një fushë jashtëzakonisht të madhe të gazit natyral në Detin Kaspik. Faqja zyrtare e ministrisë citon ministrin Rostam Qasemi të ketë thënë se fusha është e vendosur brenda kufijve detarë të Iranit, në një thellësi prej 700 metrave dhe përmban rreth 50 mijë miliardë metra kub gaz. Qasemi tha...
BE miraton traktatin, Britania kunder
Vendet anëtare të Bashkimt Evropian, me përjashtim të Britanisë së Madhe ranë sot dakord për një traktat me qëllim zgjidhjen e krizës financiare në eurozonë. Britani kundërshtoi propozimin franko-gjerman për një disiplinë më të rreptë buxhetor dhe sanksione për shkelësit e kësaj disipline. Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, tha në një konference shtypi në Bruksel se kundërshtimi i Britanisë...
Berisha: Kryeministër, deri sa të më votojnë
Ndërsa po qëndron në Francë, kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në programin televiziv, “L’invite” në kanalin televiziv TV5 Monde. Pyetjes nëse mund të ketë një datë kur Shqipëria mund të marrë ftesën për integrimin në Bashkimin Evropian, Berisha iu përgjigj, se nuk është në natyrën e tij të fiksojë data, por tha se e konsideron procesin tërësisht të...
Ngrohja globale: “Kanibalizmi” i arinjve polarë
“Kanibalizmi” i arinjve polarë dihej, por ngrohja globale, sipas studiuesve, ka rritur ndjeshëm rastet kur arinjtë më të mëdhenj, ushqehen me trupin e më të vegjëlve të të njëjtit lloj. Rasti më i fundit është dokumentuar nga studiuesja, Jenny Ross në arkipelagun e Svalbardit. Fotot e marra, janë botuar në revistën shkencore “Arctic” dhe janë shoqëruar nga një shkrim i...
Shkodër, e zë korenti në punë, humb jetën saldatori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër. Burime të policisë bëjnë me dije se një person ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti. Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen ‘Fermentim’ të Shkodrës. Mësohet se saldatori Fran Dakaj ka qenë duke punuar, por kontakti me rrymën elektrike ka qenë fatal...
Dhuna ndaj gjyqtareve: 1 jave pa ndeshje kampionati
Arbitrat bojkotojnë të gjitha ndeshjet sportive që do të zhvillohen këtë javë në stadiumet shqiptare. Vendimi vjen pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit ndërkombëtar i FIFA-s, Lorenc Jemini, në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti, 1-1. Ky i fundit u dhunuar të hënën në fushën e lojës nga tifozët dhe drejtues të klubit të ekipit të Laçit. Sipas arbitrave vendimi për...










