Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Shqyrtime Atomike (CERN) në Zvicër kanë deklaruar se janë afër zbulimit të grimcës së pakapshme subatomike, që besohet se është pjesë bazike e përbërjes së materjes.
Gjatë ditës së sotme shkencëtarët në Gjenevë thanë se kanë gjetur shenja të të ashtuquajturës “Higgs boson”, një grimcë elementare lidhëse, që mungon në Modelin Standard të fizikës.
Ata kanë theksuar gjithashtu se gjetjet e tyre nuk janë zbulim përfundimtar i kësaj grimce (Higgs boson).
Ky rezultat ka prodhuar një lloj lëvizjeje intensive nëradhët e atyre që shpresojnë se grimca, gjithmonë nëse ajo ekziston, mund të ndihmojë në shpjegimin e shumë mistereve në univers.
Në teori, “Higgs boson” është grimcë që u jep masë të gjitha grimcave të tjera fundamentale.