Vijon numërimi në Gjirokastër, kryeson Flamur Bime

1

Vijon numërimi i votave në bashkinë e Gjirokastrës ku deri më tani janë numëruar 9 kuti dhe pritet të numërohen edhe 8 kuti të tjera. Deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 1941 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Sinoymeri i cili ka marrë 1477 vota. Ndërsa në bashkinë e Përmetit kryeson...

Përfundon numërimi i votave në Pukë, Ersekë dhe Peqin

0

Ka përfunduar numërimi i votave për tre bashkitë e vendit në Ersekë, Pukë dhe Peqin. Kështu në Bashkinë e Peqinit ku kandidati i “aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Naim Teqja i cili ka marrë 908 vota. Po kështu pas përfundimit të numërimit të votave në bashkinë e...

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

0

Shqipëria hyn në heshtje zgjedhore në mesnatën e së premtes. Pas një fushate elektorale intensive, vendi sot është në heshtje të plotë zgjedhore, për t`i hapur rrugën ditës së votimeve të dielën, më 8 maj. Dita e shtunë është përcaktuar si ditë e reflektimit të qytetarëve përballë alternativave dhe për të vendosur për më të mirën. Fushata elektorale u mbyll...

Rama: Luftë ndaj papunësisë, votoni në 8 maj!

0

Partia Socialiste, finalizoi sot përmbylljen e fushatës elektorale, në ambientin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në një ambient të mbushur me mbështetës të kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen”, kryetari i PS-së Edi Rama, kandidat për një mandat të katërt të Bashkisë, iu drejtua qytetarëve duke theksuar se rruga e vetme, për të jetuar më mirë, është punësimi,...

Basha: Qytetarët të parët, më shumë vende pune

0

“ Aleanca për qytetarin” ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Para mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe të partive të tjera të koalicionit të mazhorancës, kryeministri njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se 8 maji do të jetë votë për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. Gjatë fjalës...

Zbulohet “Muri i Madh” Vietnamez

0

Në rajone gati të pa arritshme të Vietnamit, arkeologët kanë zbuluar monumentin më të madh të Azisë Juglindore. Është fjala për një mur të gjatë 127 km. 4 km që shtrihet që nga provinca Quang Ngai deri në provincën jugore të Binh Dinh. Si datë e ndërtimit të tij vlerësohet se është viti 1819. Pjesa më e madhe e...

Aksident në Elbasan, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

0

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtu Papër ku një makinë me targa të huaja CF 853 RS të cilën udhëton 7 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i...

Fluturime falas këtë fundjavë për studentët që votojnë Bashën

0

Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u...

Berisha: Me Manon në krye, Korça, një qytet europian

0

“Aleanca për qytetarin” mbyll fushatën elektorale në qytetin e Korçës, aty ku kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode, premtuan se me në krye Andrea Mano, qyteti i Korçës, do të kthehet në një qytet europian. Shefi i qeverisë Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiakun e ardhshëm të bashkisë, theksoi se flaka e fitores...

Dhendri ne moshen 100-vjecare martohet perseri

0

Kur amerikani Forrest Lunsway para 30 vitesh pyeti të dashurën e tij Rose Pollard për tu martuar me të ajo u përgigj “Po” por edhe pas 30 vitesh, kur ai feston ditëlindjen e 100 ajo gjithashtu pranoi të martohet sërish me të. Pollard 90 vjeçare dhe partneri i saj 100 vjeç pranuan t`i thonë sërish njëri-tjetrit “Po” në Orange...

Kompanite celulare, ja procedurat per ruajtjen e numrit

0

Abonentët e katër kompanive celulare dhe operatorëve të telefonisë fikse, do të kenë mundësi që të ndërrojnë dhënësin e shërbimit por pa ndërruar numrin. Shërbimi i bartjes së numrit ka filluar tashmë të ofrohet për qytetarët. Të gjithë ata që do të jenë të pakënaqur me çmimet apo shërbimet që ofron kompania, në të cilën ata janë abonuar, do...

21 janari, zbulohet pistoleta e gardistit që vrau Faik Myrtajn

0

Faik Myrtaj është vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë nga një punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka qëlluar 11 herë me pistoletë në ajër dhe në drejtim të turmës. Ky fakt është zbuluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, në Ministrinë e Brendshme. Lajmi konfirmohet nga burimet e rezervuara të Ministrisë së Brendshme, ku, sipas tyre, është...