Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtu Papër ku një makinë me targa të huaja CF 853 RS të cilën udhëton 7 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i makinës Shpendi Hysa 23 vjeç dhe Erjola Kurti 22 vjeç ndërsa janë plagosur Brunilda Kullolli 22 vjeç nga Berati, Xhemi Toska 22 vjeç, Leonard Allani, Enea Hysa dhe Oligert Shallmi.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e shkaqeve të aksidentit.