Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka takuar sot kryeministrin Edi Rama në selinë e kryeministrisë. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar pa praninë e mediave.
Nuk dihen detaje rreth takimit, por ai vjen në një moment ku ka një debat të hapur politik mes pozitës dhe opozitës lidhur me trafikun e drogës me infrastrukturën e ushtrisë.
Takimi vjen një ditë para publikimit të raportit të të Komisionit Europian ku pritet të rekomandohet dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë.