Fiks Fare, ja kush jane velinat e reja
Gea Braha, brune dhe Dorisa Kacorri, bionde do të jenë belinat e reja të emisionit “Fiks Fare”. Vajzat janë pjesë e agjencisë së njohur të modeleve “Icon Talent Menagement”, si dhe janë shfaqur së fundi para publikut duke sfiluar edhe ne edicionin e fundit te “Sunmer Fest” në Top Channel. Fisk Fare do të rinisë transmetimet më 1 shtator.
Vlore, shperthen me tritol fuoristrada, 1 i vdekur, 2 te plagosur
Një makinë ka shpërthyer rreth orës 07:15 të mëngjesit në qendër të qytetit të Vlorës. Nga raportimet e para të korrenspondentes Jerola Ziaj, dyshohet se automjetit i është vendosur lëndë plasëse. Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një pasagjere 19-vjeçare dhe një kalimtar i rastit. Sipas dëshmitarëve të rastit, makina fuoristradë ka shpërthyer...
Vajza 9-vjecare vret aksidentalisht instruktorin e armeve
Një vajzë nëntë vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka vrarë instruktorin e saj teksa ky i fundit i mësonte se si të përdorte një automatik. Kjo video është xhiruar nga prindërit e vajzës disa sekonda përpara aksidentit fatal për 39-vjeçarin Charles Vacca, ndërsa regjistrimi tronditës është siguruar nga policia. Në video shihet instruktori që udhëzon vajzën të mbajë armët me...
Konferenca e Berlinit, gati projekti per “Koridorin e Kalter”
Katër vendet e rajonit që do të jenë pjesë e Konferencës së Berlinit kanë rënë dakord për prioritetet që do vendosin në tryezën e takimit me kancelaren gjermane Merkel. Kryeministrat e këtyre vendeve, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë, vend edhe ku u mbajt takimi katërpalesh, kanë specifikuar projektet infrastrukturore prioritare që do të paraqesin në takimin...
Aksidentohet makina, humbin jeten 2 turiste polake
Një aksident me pasojë vdekjen e dy turisteve polake ka ndodhur rreth orës 19:00 dje në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofratikë dhe viktimat janë një turistet polake Magdalena Maria Furtak 32 vjeç si dhe Monika Liszka 36 vjeç. Për pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një djalë 9 vjeç, po turist...
Shkoder, Nexhi: Arrestohet autori i sulmit mbi policine
Drejtori i Policisë së qarku Shkodër Shaban Nexhi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, lidhur me detajet e reja për aksionin antikanabis në Malësinë e Dukagjinit. Gjatë fjalës së tij Nexhi bëri të ditur se sot është bërë i mundur arrestimi i shtetasit të kërkuarit Fatmir Shpati , 25 vjeç, banues në Grudë e Re, i dyshuar si...
Krimi mjedisor, PD denoncon ndertimin pa leje ne Dajt
Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërtim pa leje që sipas tyre është duke u ndërtuar pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Dajt. Partia Demokratike paralajmëroi se qeveria po ndjek politika selektive me ndërtimet duke prishur ato të qytetarëve pa njohje dhe pa lidhje me oligarkinë, dhe duke lejuar ndërtesat e miqve, madje duke lejuar dhe ndërtime pa...
Tahiri: Kush ndërton pa leje gjykohet për krim mjedisor
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria dhe Policia e Shtetit do bëjnë të pamundurën për të luftuar betejën me krimin mjedisor, siç e quajti ai ndërtimin e paligjshëm. Tahiri i bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit të marrin parasysh faktin se të ndërtosh pa leje do të thotë të kesh bërë...
Zjarr te nje pallat mbrapa 15-kateshit, 10 te asfiksuar nga tymi
Jetët e banorëve të një pallati 7-katësh janë rrezikuar seriozisht sot në mbrëmje teksa një zjarr i madh shpërtheu në bodrumin e godinës ndërsa tymi përmes sistemit të ajrimit u përhap gjerësisht në mbarë apartamentet e banuara. Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 minuta në rrugën "Bardhok Biba" në kryeqytet tek një pallat që ndodhet mbas 15-katëshit, Hotel ‘Tirana’....
Deklarimet e pasurive, ja kush jane bashkiaket dhe komunaret me te pasur
Zbardhet pjesa e dytë e deklarimeve të pasurive të kryetarëve të njësive vendore. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot listën e 31 kryetarëve të njësive vendore më të mëdha në vend, ku dalin në sy edhe pasuritë e mëdha, por edhe lista me disa prej kryetarëve që cilësohen si më “varfanjakët”. Top listën për pasuri e kryesojnë kryetarët e Bashkive si...
Rama dhe Thaci, selfie ne plazh
Kryeministri Edi Rama ka postuar një selfie në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ku shihet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi. Fotoja është bërë në plazh, por nuk dihet me saktësi se ku. Kryeministri Rama ka shkruar se fotoja është bërë sot, ndërsa bashkë janë takuar për të diskutuar në lidhje me prezantimin që do...
Martinez shume afer me Milan
Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez, është shndërruar në cakun kryesor të Milanit për të zëvendësuar Mario Balotellin. Problematiku Balotelli është në rrugë për t’iu bashkuar Liverpoolit, duke lënë Rossonerët pa opsione në sulm. Mediat italiane raportojnë se bisedimet në mes të Milanit dhe përfaqësuesve të Martinez tashmë kanë filluar. Martinez, i cili shënoi dy herë për Kolumbinë në Botërorin...







