Ish-shefi i antidrogës: Skafi figuronte në pronësi të Saimir Tahirit
Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani u shpreh se lidhjet mes Habilajve me Saimir Tahirit i ka mësuar kur e informuan se një gomone që ata mirëmbanin ishte në pronësi të tij. Gjithashtu ish-shefi i antidrogës akuzoi se Saimir Tahiri sa herë shkonte në Vlorë, drekonte me Habilajt. “Unë kam njohje me këtë grup që në vitet 98’....
5 trafikantët më të mëdhenj të drogës në histori!
1. Hoakin “El Chapo” Guzman Hoakin Arçivaldo Guzman Loera, njeriu që u bë i njohur si “El Chapo” (Shkurtabiqi), sigurisht që duket mëse i zakonshëm:1.68 m i gjatë, mesoburrë, me pamje mesatare. Por imazhi i tij i paspikatur është mashtrues. Guzman është bosi i kartelit Sinaloa, burimi i përqindjes më të madhe të drogës së importuar çdo vit në Shtetet...
Banka e Shqipërisë: Ecuria e Depozitave Bankare – Gusht 2017
Gjatë muajit Gusht të vitit 2017 stoku total i depozitave bankare u rrit me 0.1% krahasuar me Gushtin e vitit 2016. Stoku total i depozitave në Lekë ka shënuar një rënie prej 2.6%, ndërsa ai në valutë është rritur me 2.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016. Në Gusht 2017 rezulton se rreth 46.74% e totalit...
Banka e Shqipërisë: Ecuria e Kredive Bankare – Gusht 2017
Gjatë muajit Gusht të vitit 2017, stoku total i kredive bankare pati një rënie me 0.1% me muajin Gusht të vitit 2016. Stoku i kredive në lekë shënoi rritje prej 7.1%, ndërsa ai në valutë shënoi rënie prej 6.2%, krahasuar me muajin Gusht të vitit të kaluar. Stoku total i kredive në Gusht 2017 kundrejt muajit paraardhës Korrik 2017, ka...
Perspektiva e Konkurrueshmërisë Globale sipas World Economic Forum
Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018 vjen në një kohë kur ekonomia globale ka filluar të tregojë shenja të rimëkëmbjes dhe megjithatë politikëbërësit dhe liderët globalë janë të shqetësuar për perspektivat dhe rritjen ekonomike në të ardhmen. Qeveritë, bizneset dhe individët po përjetojnë nivele të larta pasigurie si teknologjia dhe situatat gjeopolitike. Në të njëjtën kohë, perceptimi se përqasja aktuale...
Falimenton “Monarch Airlines”
Kompania ajrore britanike “Monarch Airlines” i dha fund me efekt të menjëhershëm aktivitetit të saj, duke bërë të anuloheshin 300 mijë rezervime fluturimesh, e duke lënë 110 mijë udhëtarë të bllokuar jashtë kufijve. Pasagjerëve duhet t’iu dërgohen mbi 30 mjete ajrore për t’iu mundësuar kthimin në shtëpi. “Monarch” është linja ajrore e pestë për nga rëndësia në Mbretërinë e Bashkuar dhe...
Cmimi Nobel i Shendetesise, fitues 3 shkencetare
Tre shkencëtarët që zbuluan sesi e tregon trupi ynë kohën janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm të Fiziologjisë apo Mjekësisë. Ora biologjike e trupit, e njohur ndryshe si ritmi cirkadian, është arsyeja përse duam të flemë natën, por ajo konsiderohet edhe përgjegjësja e ndryshimeve të jashtëzakonshme të sjelljes dhe funksionimit të organizmit. Ky lloj cikli i brendshëm rregullon ndryshimet fizike dhe...
Rritja ekonomike, mbi 4 perqind
Rritja ekonomike kërceu mbi katër përqind në tremujorin e dytë të vitit duke konfirmuar se aktiviteti ekonomik në vend është forcuar më tej. Instituti i Statistikave raportoi se prodhimi kombëtar për periudhën prill-qershor u zgjerua me 4.06 përqind më bazë vjetore e udhëhequr nga ndërtimi, industria dhe turizmi. Të dhënat historike tregojnë se rimëkëmbja e ekonomisë vazhdon të fitojë terren në...
Sheshi Skenderbej, nis faza e dyte e punimeve
Në fillim të pranëverës përfundon i gjithë projekti i sheshit Skënderbej në Tiranë. Tanimë kanë nisur punimet për fazën e dytë, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse. “Do bëhet një shëtitore në formë patkoi në qendër të lulishtes, do ketë stola dhe kjo shëtitore do...
Gjirokaster-Pekin, bashkepunim mes universiteteve
Universiteti i Pekinit dhe ai i Gjirokastrës do të bashkëpunojnë në fushën e studimeve albanologjike dhe ballkanase, si dhe për programe të përbashkëta të gjuhëve. Rektori i Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Pekin finalizoi me rektorin e Universitetit të Gjirokastrës marrëveshjen e parë që do të fillojë zbatimin që prej këtij viti akadamik. Qëllimi është ndërkombëtarizimi i universitetit. “Është një...
Veliaj: Turizmi ne Tirane u rrit 2.5 here me shume
Në ditën ndërkombëtare të Turizmit, Bashkia e Tiranës çeli një qendër të re informacioni për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin, duke ofruar të dhëna rreth transportit publik, operatorëve turistikë, guidave, si dhe aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri në dukje rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po merr...
Reforma ne administrate, do te vleresohen profesionistet
Reforma në administratë pritet të prekë një numër ende të pacaktuar punonjësish. Por, ndërsa nuk dihet se kush do të largohet, zv/kryeministrja Senida Mesi tregoi një nga kriteret që duhet të plotësojnë ata që do të qëndrojnë: “Përfitoj nga rasti që të siguroj çdo nëpunës të administratës, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryejnë detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është...














