HYRJE Kosova Terroristi Lavdrim Muhaxheri vritet gjate nje sulmi me dron

Terroristi Lavdrim Muhaxheri vritet gjate nje sulmi me dron

0
47

Terroristi Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtëquajturit Shteti Islamik.

Gazeta Metro, raporton se brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vëllai i Lavdrimit, Bajrami, i cili njfton me anë të një postimi në Facebook, vdekjen e të vëllait.

“Ju njoftojmë se vllau jem Lavdrimi ka ra shehid inshaAllah Allahu e past pranu në mesin e shehidan tpejgamberëve e njerze tmir. Amin”, shkruan Bajram Muhaxheri në Facebook

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi Ëe Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, shkruan në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here