Home Aktualitet Gjyqtaret dergojne perseri ne Kushtetuese ligjin e Vetingut

Gjyqtaret dergojne perseri ne Kushtetuese ligjin e Vetingut

968
0

Këtë mërkurë është regjistruar në Kushtetuese padia për shfuqizim të disa neneve në ligjin e Vettingut, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe ligjin për organet e reja të drejtësisë.

Kjo padi është e dyta e depozituar në Kushtetuese nga shoqata kombëtare e gjyqtarëve dhe unioni i gjyqtarëve, pasi prej 2016 ata ju drejtuan Kushtetueses.

Kushtetuesja rrëzoi padinë e parë të gjyqtarëve
Më parë kushtetuesja rrëzoi pretendimet e gjyqtarëve duke lënë në fuqi ligjin për Vettingut dhe duke shfuqizuar vetëm disa nene për organet e drejtësisë dhe statusin.

E janë pikërisht këto nene të shfuqizuara për të cilat gjyqtarët me këto dy shoqata kërkojnë interpretim shterues nga Kushtetuesja.

Ja padia e dorëzuar fshehurazi nga gjyqtarët
Shqiptarja.com ka siguruar padinë e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të Vettingut.

Padia do shqyrtohet në Kushtetuese në datën 22 qershor.

Në kërkesën e bërë nga dy shoqatat, padia i referohet një sërë nenesh dhe paragrafeve të tyre, të nevojës për ndryshimin e ligjit të Vetting-ut.

Kërkesat janë shumë specifike dhe kërkojnë praktikisht të tjetërsojnë standartet e përzgjedhjes së kandidatëve, duke injoruar, siç kërkojnë, hetimet për lidhjet e mundshme të gjyqtarëve apo prokurorëve me krimin e organizuar, të ndryshojnë standartet e mbrojtjes së gjyqtarëve të Gjykatës antikorrupsion, si dhe të ndryshojnë standartet e pagesave të gjyqtarëve, duke i quajtur anti-kushtetuese pagesat që bëhen, bazuar mbi numrin e çështjeve që gjykojnë.

Në padinë e tyre, shoqatat kundërshtojnë kriteret minimale të ngritjes në detyrë të magjistratëve që lidhen me vjetërsinë në punë në një fushë të caktuar të drejtësisë, procedurat e lëvizjes paralele si dhe kufizimet e vendosura mbi promovimin e gjyqtarëve të shkallës së parë –kritere që sipas shoqatave të gjyqtarëve cenojnë të drejtën e karrierës dhe shkojnë përtej përcaktimeve kushtetuese.

Shoqatat kanë kërkuar gjithashtu shfuqizimin e neneve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilët përcaktojnë kriteret e vjetërsisë në punë dhe të vlerësimit profesional për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjyqtarët kundërshtojnë gjithashtu rolin që luajnë anëtar jo gjyqtar dhe jo prokurorë në përzgjedhjen e kryetarit dhe zv/kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë dhe rolin që anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë kanë në procedimet disiplinore.

Nga ana tjetër, kërkesa synon që ligji të shfuqizojë “aministinë” e tij lidhur me atë që quhet “dorëhqje e privilegjuar”, që është dorëheqja e gjyqtarëve nga gara, para se të hynte në fuqi ligji. Ligji ka parashikuar që gjyqtarët dhe prokurorët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e tij. Sipas shoqatave, ky përcaktim është jokushtetues dhe subjektet duhet të kenë të drejtë të japin dorëheqjen dhe, si rrjedhim, ta ndërpresin kontrollin gjatë gjithë procesit të vetingut.

Vettingu, Selami: Përpjekjet për bllokimin e reformës të dështuara
Eduard Selami, ish-kreu i PD dhe i përjashtuari nga listat e kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha, ka lëshuar një mesazh të fortë në drejtim të gjithë atyre që po përpiqen të bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Duke mos përcaktuar se kush janë bllokuesit, ndonëse e lë për ta kuptuar pasi jo më larg se sot gjyqtarët dërguan një padi të dytë në Kushtetuese kundër Vettingut, Selami thotë se do të dështojë gjithë kjo përpjekje.

“Përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi. Shqiptarët do të kenë drejtësi”, shkruan Eduard Selami në rrjetin social.

Reagimi i Selamit vjen pas padisë së dytë të gjyqtarëve për ligjin e Vettingut depozituar në Gjykatën Kushtetuese edhe pse po kjo gjykatë rrëzoi një padi po të gjyqtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here