Home Politike Merkel kunder statusit. Shqiperia te vazhdoje reformat

Merkel kunder statusit. Shqiperia te vazhdoje reformat

742
0

Angela-MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur qendrimin e saj per refuzimin e dhenies se statusit kandidat per Shqiperine, duke theksuar ne te parin qendrim te Berlinit zyrtar se Shqiperia ende nuk mund të shpresojë për bisedimet e antarësimit në BE.

Duke folur para Bundestagut ajo deklaroi prere se fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat. Samiti i BE-së të enjten dhe të premten (19. – 20.12) do ta shqyrtojë këtë çështje.

“Gjermania dhe BE-ja do të mbështesë qeverinë e re në Tiranë në përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit”- citohet te kete thene Merkel.

Nderkohe qe ajo ka njohur progresin e bere nga ana e Serbise, ne perafrimin me standardet e BE-se. Sipas saj, ne vijim te ketyre procedurave eshte e pritshme ne konference ne Janar.

“Eshtë e rëndësishme, që në janar të mund të zhvillohet një konferencë e parë me Serbinë për bisedimet e antarësimit”, tha Merkel. Me një hap të tillë do të vlerësohen reformat në ish-republikën jugosllave si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, ish-provincën serbe. Procesi i antarësimit në vetvete do të kërkojë vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here