Keshilli i Ministrave miraton planin e integrimit dhe programin ekonomik
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e rregullt të tij një seri vendimesh, në kuadër të reformave politike dhe ekonomike. Mes vendimeve spikat miratimi i Planit Kombëtar për Integrimin europian, që përfshin vitet 2017-2020, e që ngarkon Ministrinë e Integrimit me detyrën e bashkërendimit të institucioneve për implementimin e kritereve. Gjithashtu, KM ka miratuar edhe programin e reformave ekonomike, për...
Shtetëzohen puset e naftës, prishet konçesioni me Transatlantic
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri autorizoi kompaninë shtetërore Albpetrol që të rimarrë në pronësi shtetërore dy nga vendburimet më të rëndësishme të naftës në vend, atë të Gorisht Koculit dhe Çakran Mollajt. Ky vendim është marrë për shkak se kompania konçesionare Transatlantic nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale dhe ka krijuar 30 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit. Vendburimet e naftës Gorisht Koculit...
Punesimi, rreth 300 te rinj do hyjne ne administrate
Në vitin e dytë të zbatimit të programit kombëtar të punësimit administrata publike në Shqipëri dhe Kosovë do të punësojë 300 të rinj, 200 në Shqipëri dhe 100 në Kosovë. “Përmbushim sot një nga këto angazhime të rëndësishme të qeverisë,jo vetëm kthimin e administratës në parimin e meritokracisë, por dhe hapjen e administratës qartazi për më të aftët. Kemi sot...
Ulet ndotja e ajrit. Bashkia nxit qytetaret te levizin pa makina
Bashkia e Tiranës thotë se ndotja në kryeqytet po ulet. Disa matje të bëra në javët e para të 2017-s dhe disa shifra të bëra publike nga ky institucion, tregojnë se niveli i grimcave mikroskopike që tregojnë ndotjen ka qenë më i ulet në ajër. Kryeqyteti rezulton te jetë qendra urbane më e ndotur e Shqipërisë, shkaktar kryesor të ndotjes...
OSHEE njofton kufizime energjie
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur se disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektrike paraditen e së mërkurës. “OSHEE njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 25 janar, nga ora 09:00-13:00,...
Projektligji, falen taksat per bizneset dhe individet
Taksat e papaguara nga biznesi dhe individët, që i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010 do të falen plotësisht. Eshte zbardhur drafti përfundimtar të qeverisë, për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore, një projekt i nisur në verën e vitit të kaluar por që pritet të finanalizohet vetëm tani, pak muaj para zgjedhjeve. Drafti parashikon që të gjitha detyrimet...
Qeveria u fal taksat dhe gjobat 140 mije shofereve
Qeveria do u falë borxhet 140 mijë shoferëve që nuk kanë paguar taksat, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën janar 2011-dhjetor 2014. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pronarët e mjeteve, që kanë detyrime të pashlyera deri në dhjetorin e vitit 2010. Sipas nenit 12 të projektligjit të Ministrisë së Financave për amnistinë e makinave, falja e gjobave për...
Ministria greke e Mbrojtjes: Denim maksimal per 7 ushtaret shqiptare
Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve...
Gripi shkaktar i nje tjeter viktime
Ministria e Shëndetësisë konfirmon një tjetër viktimë nga gripi i stinës. Një 76-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga gripi AH3N2 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar që prej datës 5 janar. Sipas ministrisë, ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Pacienti vuante nga diabeti, penumonia dhe kishte bërë “by pass” në zemër. 76-vjeçari nuk ka mundur t’i...
Gripi vdekjeprurës, mjekja: “Ja si të mbroheni”
Mund të përhapet shumë shpejt dhe shfaq komplikime, të cilat mund të çojnë deri në fatalitet. Janë këto dy nga vetitë e virusit të gripit që është në qarkullim, i cili, ndryshe nga çdo vit tjetër, ka kulmuar në mesin e sezonit dimëror, gjë që favorizon edhe më tepër masivizimin e tij. Mjekja pediatre-infeksioniste, Gjeorgjina Kuli, pohon se riskun më...
Epidemia e gripit kap kulmin, 19 mije te prekur
Epidemia e gripit në Shqipëri është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave. Mjeket paralajmerojne se e njejta situate mund te na shoqeroje edhe tre apo kater jave te tjera. Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi. Ministria e Shendetesise ne nje...
Anullimi i vendimeve te Obames, Trump paralajmerohet
Sekretari amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke thënë se ajo e ka bërë botën më të sigurt duke e ia pamundësuar Teheranit ndërtimin e armës bërthamore. Presidenti i zgjedhur, Trump e ka kritikuar marrëveshjen me akuzën se ajo i ka dhënë shumë hapësirë Iranit, derisa ka sygjeruar...















