Epidemia e gripit në Shqipëri është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave. Mjeket paralajmerojne se e njejta situate mund te na shoqeroje edhe tre apo kater jave te tjera.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi.
Ministria e Shendetesise ne nje deklarate per mediat ka bere te ditur se nga epidemia e gripit, deri tani kane nderruar jete dy persona.
Simptomat e virusit te tipit A i cili paraqitet me temperature te larte, dhembje koke e trupi mund te zgjasin nga tre deri ne pese dite.
Rreth 19 mije persona sipas specialiteve te Instititut te Shendetit Publik kane kerkuar ndihmen e mjekut javen e fundit.