Erjon Bogdani nga dje është një lojtar i Sienës.
Mbërritja e Viçenco Iakuntës, i huazuar nga Juventusi te Çezena, ndikoi te sulmuesi shqiptar për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të pranuar ofertën e Sienës. Një rikthim pas katër vitesh mungese në komunitetin bardhezi, atje ku tifozët e kanë thirrur “Princi i Epirit”, sa herë që e ka çuar sferën në rrjetë. Bogdani shënoi 13 gola në 47 ndeshje me Sienën, 11 në sezonin 2005-2006 (34 ndeshje) dhe 2 në sezonin 2006-2007 (15 ndeshje). Hapat e parë të Bogdanit kanë qenë te Partizani, me të cilin ka luajtur në tri sezone (1994-1997). Transferimin në Turqi te Gensherbirligi (1998) e konsideron një eksperiencë të shkurtër, por edhe të vështirë. Te NK Zagreb luajti në sezonin 1998-1999 (26 ndeshje, 10 gola) dhe e ndihmoi shumë për rritjen e nivelit në planin ndërkombëtar. Në Itali luan nga viti 2000: Rexhina, Salernitana, Verona, Siena, Kievo, Livorno, Çezenën dhe tani serish me Sienën.
Shtatë skuadra midis Serisë A dhe B dhe 73 gola në kampionat, pa përmendur ata të realizuar në Kupën e Italisë, apo 21 gola me Partizanin, 3 me Gençlerbirligin dhe 10 me NK Zagreb.