Home Aktualitet Qeveria u fal taksat dhe gjobat 140 mije shofereve

Qeveria u fal taksat dhe gjobat 140 mije shofereve

671
0

urlQeveria do u falë borxhet 140 mijë shoferëve që nuk kanë paguar taksat, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën janar 2011-dhjetor 2014. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pronarët e mjeteve, që kanë detyrime të pashlyera deri në dhjetorin e vitit 2010.

Sipas nenit 12 të projektligjit të Ministrisë së Financave për amnistinë e makinave, falja e gjobave për shoferët që i kanë borxhe shtetit, do të bëhet me kushtin që të paguajnë taksat për 4 vitet e fundit, 2011-2014.

Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 10 milionë eurosh të akumuluara ndër vite. Sipas nenit 12 të projektligjit për “Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, nga falja e gjobave dhe e kamatëvonesave do të përfitojnë edhe pronarët e automjeteve që duan t’i çregjistrojnë ato, edhe ata të cilët duan t’i mbajnë në përdorim.

Por, personat që duan të mbajnë aktiv mjetin e tyre, detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2010, do t’u falen me kushtin që të paguajnë taksat për periudhën janar 2011 dhe në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës Janar 2011 deri më Dhjetor 2014, të cilat do të fshihen.

Sipas ligjit të amnistisë për makinat, personat e interesuar duhet që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit apo mbajtjen aktiv të tij. Por, nëse te interesuarit nuk paraqiten, do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ajo që do të bëjë automatikisht heqjen e mjetit nga qarkullimi dhe fshirjen e detyrimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here