Miss Kosova Universe 2011, Afërdita Dreshaj do të hyjë të hënën si favorite në garën e “Miss Universe 2011”, që do të mbahet në Brazil. Pas gazetës “Blic” të Serbisë, ku Dreshaj doli e para, bukuroshja kosovare u radhit e dyta edhe në gazetën “Bild” të Gjermanisë.
Bukuroshja kosovare, Afërdita Dreshaj hyn si favorite në garën e bukurisë “Miss Kosova Universe 2011”, që pritet të mbahet në Sao Paulo të Brazilit.
Dreshaj, e cila para dy dite është paraqitur me tesha kombëtare në këtë eveniment dhe është duartrokitur më së shumti, ka prirë edhe në anketën e Gjermanisë që është bërë nga tabloidi i njohur gjerman Bild.
Në një anketë në këtë të përditshme, Dreshaj është renditur e dyta, ndërkaq para saj kanë qenë Miss Venezuela dhe Miss Kosta Rika. Dreshaj ka marrë 7 për qind të votave, dy me pak së Venezuela dhe një më shumë së Kosta Rika.
Edhe komentuesit e këtij tabloidi e kanë vlerësuar shumë mirë kosovaren, e cila përfaqëson Kosovën në këtë garë për herë të katërt, përderisa më së larti në këtë eveniment ka arritur që të kualifikohet Miss Kosova Universe 2009, Marigona Dragusha.
Gjermanët e konsiderojnë Dreshajn si një bukuroshe që përpos bukurisë, ka edhe virtyte të tjera, siç janë mençuria dhe gjeturia, përderisa edhe ata kanë thënë fjalë të mira për kosovaren.
Ndërkaq, edhe mediat spanjolle kanë folur për missin kosovar.
Gazetat spanjolle shkruajnë se ishte vetëm Miss Kosova Afërdita Dreshaj e cila kishte arritur që me veshje kombëtare të mposhtë Miss Spanjën, Paula Guillo, gjatë prezantimit të tyre me tesha kombëtare në një provë të organizuar para spektaklit me bukuroshet.
Sa i përket votave me kostume kombëtare, Kosova ka lënë pas Spanjën dhe bukuroshet nga Meksika, Kolumbia, Panamaja, Porto Riko, Kanada, Suedia, Venezuela dhe Tajlanda. Madje, për shumë vota ajo ka lënë prapa edhe Miss Brazilin.
Kështu, gazetat spanjolle konsiderojnë se Miss Kosova dhe Miss Spanja sivjet pritet që të jenë jo vetëm në finale, por edhe të jenë konkurrente serioze për të marrë kurorën e më të bukurës në “Miss Universe 2011”.
Pas këtyre dyjave, favorite konsiderohen edhe Miss Kina, Miss Angola, Miss Franca dhe Miss Venezuela, të cilat pritet që gjithsesi të arrijnë në finale pasi që janë duke prirë edhe me vota.
Pse Afërdita favorit?
Gazeta “Blic” e Beogradit bëri një anketë më 7 shtator dhe në vendin e parë doli Afërdita me më shumë se 40 për qind të votave të fituara, duke lënë pas Miss Serbinë dhe Miss Malin e Zi.
Më 9 shtator, gazeta më e shitur në Gjermani, “Bild” rëndit Dreshajn të dytën, si njëra prej favoritëve me 7 për qind të votave, dy për qind më pak se Miss Venezuela dhe një për qind më shumë se Miss Kosta Rika.
Më 9 shtator, Dreshaj gjatë paraqitjes në pasarelë me tesha kombëtare zë vendin e parë, duke lënë pas Miss Spanjën dhe disa nga konkurrentët e tjera.
definitivisht asnje her ne historin ton nuk kemi njoft bukuroshe si kjo aferdita dreshaj un mendoj qe nese nuk ka dallavere kjo do te jet e para ne universin e 2011 suksese