Home Bota A po afron fundi i botes? Ja pikat me te nxehta te...

A po afron fundi i botes? Ja pikat me te nxehta te planetit

1750
0

Bota mund të jetë në rrezik më të madh sesa përballja Bashkim Sovjetik – Perëndim. Ky vit ka qenë një plagë me sulme të shumta terroriste, rritje tensionesh anembanë globit dhe kërcënime të vazhdueshme të luftës bërthamore.
The Sun ka biseduar me shumë ekspertë ushtarakë dhe terrorizmi, disa prej të cilëve kanë deklaruar se kërcënimi i Luftës së Tretë Botërore është më i madhi në këto kohë qysh prej Luftës së Ftohtë, transmeton “Bota Sot”

Pse është viti 2017 një vit kaq i rrezikshëm?
Gjatë vitit të shkuar ka pasur ngjarje  të papritura: Britania votoi për të dalë nga BE-ja dhe Vladimir Putin dhe Bashar al-Assad vazhdojnë të shkaktojnë masakra në Siri.

Sulmi i fundit me armë kimike tronditi mbarë botën dhe shkaktoi një reagim me raketa Tomahawk në një bazë ajrore të regjimit.

Ndërkohë showmani Donald Trump është tashmë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një burrë emotiv, i cili shfaqet të veprojë me impulsivitet.

Koreja e Veriut bën presion me testet e saj të raketave në përpjekje vetvrasjeje për t’u bërë fuqi bërthamore. Për përgjigje Japonia ka kryer stërvitje për sulm ajror dhe ka shpërndarë fletëpalosje çfarë duhet bërë që Kim Jong të bjerë nga pushteti.  Fletëpalosjet u printuan në gjuhën angleze nga autoritetet japoneze duke shpjeguar detaje se si të shpëtosh nga një sulm bërthamor. ISIS është gjithashtu duke u dëbuar nga i ashtuquajturi Kalifat dhe mbështetësit e tij  po inkurajohen kryejnw sulme terroriste si “ujqërit e vetmuar”. Ushtarakët më të mirë britanikë kanë parajalmëruar se Britania e Madhe ka shkurtuar forcat e saj për të mbrojtur veten.

Përse Siria konsiderohet si  pikë e nxehtë e Luftës së Tretë Botërore?
Vitin e shkuar makina e luftës e Putinit shpëtoi Bashar Assad nga akuza e genocidid. Anijet ruse lundronin në mënyrë dramatike në vjeshtë në Kanalin e la Manshit me qëllim për të ndihmuar diktatorin e luftës për të ruajtur kontrollin e tij mbi fuqinë.

Prej inaugurimit si President, Donald Trump deri tani ka qenë relativisht i  dorëzuar kur bëhet fjalë për Asadin dhe Putin. Ata kanë pasur dhe biseda dashamirëse telefonike. Por pasi vdiqën mbi 80 persona, shumica prej tyre fëmijë,  të vrarë nga një agjent nervi në qytetin sirian Khan Sheikhoun, gjërat duket se po ndryshojnë. Trumpi urdhëroi lëshimin pas sulmit të tmerrshëm të regjimit. Pamjet e tmerrshme tregojnë fëmijë të vdekur pas sulmit kimik. Megjithatë ndërkohë që SHBA është e gatshme për të rrëzuar Assadin, Putini ndihet mjaft i forte për të mos u shtyrë (pasur presion) nga Uashingtoni.

Në fakt, Rusia dhe Irani  kanë thënë se do i përgjigjen  veprimeve të mëtejshme ushtarake amerikane. Në një deklaratë të përbashkët, qendra e komandës për të dy vendet dhe grupet aleate kanë thënë “ ne do t’i përgjigjemi çdo agresioni” “u kalua vija e kuqe” “tani e tutje ne do t’i përgjigjemi me forcë çdo agresori apo ndonjë shkeljeje të vijës së kuqe nga kushdo dhe Amerika e di aftësinë tone për t’u përgjigjur”.

Raketa ruse “Satan 2”, e cila mendohet se shkaterron ne nje rreze sa Anglia dhe Wales

Rreziku i një përplasjeje aksidentale ndërmjet forcave në Perëndim dhe Rusi është i lartë dhe mund të përshkallëzohet për keq. Në raportin kombëtar për sigurinë, Kryeministrja Theresa May ka thënë: “Ne jemi dëshmitarë të rilindjes së kërcënimeve, siç shfaqet qartazi nga veprimet e Rusisë në Siri dhe Ukrainë, por Forcat e Armatosura të Britanisë do të jenë të pamundura për të mbrojtur vendin kundër një sulmi në shkallë të plotë  nga Rusia, sipas ish-Shefit të Forcave Komando të Përbashkëta.

A do të fillojë ISIS një luftë botërore?
Nuk është çështja a do të fillojë kulti i vdekjes, sepse tashmë ajo ka filluar dhe do të vazhdojë. Në Irak dhe në Siri vazhdon të ketë potencial për fushatë terrori . Sulmi më i fundit në Westminster, ku islamisti  Khalid Masood vrau katër persona me automjetin e tij dhe ca javë më vonë të premten e 7 prillit një sulm terrorist ndodhi në Stokholm.

Rreth 850 persona nga Britania dhe Irlanda e Veriut kanë shkuar për të mbështetur luftën e organizatave xhihadiste në Siri dhe Irak, informojnë autoritetet britanike. Rreth gjysma janë kthyer në Britaninë e Madhe, por pjesa tjetër mund të vazhdojë të ndjekë të ashtuquajturin Kalifat të Isis.  Veryan Khan, Drejtor i Konsorciumit të Kërkimit për Terrorizmin dhe Analizës ka thënë se nuk është diçka e re, sa herë që ISIS pëson humbje, ata sulmojnë jashtë vendit. Sipas tij, është një mënyrë për t’u treguar mbështetësve të tyre që ata vazhdojnë të jenë të fortë.

Siç raportohet, fanatikët e ISIS bëjnë thirrje për sulme të vetme në kinema, qendra tregtare dhe spitale.

Kim Jong mund t’i arrijë qëllimet e tij këtë vit.

A është Koreja e Veriut një kërcënim për paqen në botë?
Ndërkohë që Putini është në shtegun e luftës, lideri i çuditshëm i Koresë së Veriut mund të realizojë ëndrrën e tij këtë vit për t’u bërë lordi I luftës bërthamore. Sipas një kundërshtatri të regjimit, Rezoluta e Vitit të Ri mund të jetë një fuqi e plotë bërthamore.

Donald Trump është i njohur për veprimet e tij impulsive.

Do të rrezikojë Donald Trump një luftë botërore?
Meqë Koreja e Veriut po armatoset gjer në dhëmbë me armë bëthamore, Presidenti Trump do të plotësojë armatën e tij me armë bërthamore. Dekalarat e tij në Tweeter të vitit të kaluar, rreth shpresës për të përforcuar dhe përhapur kapacitetin bërthamor të Shteteve të Bashkuara, mund të çojë në një garë vdekjeprurëse armësh. Ekspertët e kontrollit të armëve thonë, se pjesa tjetër e botës duhet të shqetësohet nga deklaratat e Donald Trumpit.  John Andrews, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ish-korrenspondent tha për Sun Online se Trumpi do të jetë një sfidë e vërtetë për diplomatët. Gjithashtu, u shpreh se deri më tani ishim mësuar vetëm me një lider të paparashikueshëm dhe ai ishte Kim Jong-un. Tani kemi një të dytë Donald J Trump dhe do të shohim se çfarë Presidenti do të jetë.  Ka shumë pikëpyetje mbi karakterin e tij, sidomos gjatë fushatës. Është për t‘u alarmuar?

A mund të plasë lufta me Kinën?
Vetëm pak ditë pasi u zgjodh President, Donald Trump telefonoi me liderin e Tajvanit. Kur e mori vesh këtë fakt Qeveria Komuniste Kineze, lindën probleme.  Ata i shikojnë ishujt e Tajvanit si një provincë të tyren.

Nëse Trumpi e njeh dhe e mbështet pavarësinë e Tajvanit, kjo mund të provokojë një pushtim kinez. Telefonata e flaktë erdhi pas komenteve gjatë fushatës së Trumpit, gjithashtu ishte gati të nxiste një luftë tregtare me vendin me popullsinë më të madhe. Është e qartë që Trumpi udhëheq Amerikën dhe Komunistët udhëheqin Kinën dhe këta nuk do të përballen me njëri-tjetrin në 2017. Përballja e tyre është ende e rrezikshme, pasi nuk duan të humbasin autoritetin në vendet përkatës.

Një pikë e rëndësishme është deti i Kinës së Jugut.  Kina, Vietnami, Filipinet, Tajvani, Malajzia dhe Brunei kanë të gjithë pretendime për ishujt të cilët janë të pasur me gaz dhe naftë. Një pamje satelitore tregon një kufi të krijuar prej hangarësh.

Por ushtria kineze ka pretendime për token rreth ishujve, kështu që kanë vendosur baza për një pushtim zhurmëmadh, të paktën kështu besojnë mbikëqyrësit.

Në fund të vitit vitit të kaluar Kina vendosi një set aeroplanësh tansportues si pjesë e një loje ushtarake gjigande. Kjo ngriti tensionin mbi Tajvanin dhe ishujt e tij në Detin e Kinës së Jugut. Stërvitjet e aleatëve të Koresë së Veriut morën pjesë në detin Bohai afër Koresë së Jugut. Aty morën pjesë disa aeroplanë lufte dhe shkatërrues, e konfirmuar nga  burimet detare kineze.

Sipas ekspertëve Presidenti Kinez Xi Jinping do të fuqizohet në Kinë këtë vit. Pas diktaturës së tmerrshme të Mao Ce Dunit, e cila shkaktoi 40 – 70 milionë viktima, punë të detyruar dhe ekzekutime, Partia Komuniste e Kinës Vendosi që pushteti duhet ndarë midis anëtarëve elitë të partisë. Presidenti Xi Jinping mund të bëhet lideri më i fuqishëm pas Maos.

Ajo çfarë do të ndodhë do të bëjë ndyshime të mëdha. Presidenti kinez mund ta konsolidojë pushtetin në duart e tij pa e ndarë atë me të tjerët. Kjo mund të shkaktojë një Kinë akoma më agresive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here