Home Politike LSI padit Kryeministrin Rama per thirrjen qe i beri policise

LSI padit Kryeministrin Rama per thirrjen qe i beri policise

587
0

LSI padit kryeministrin Edi Rama për thirrjen që u bëri policëve për pjesëmarrje në fushatë zgjedhore.

Sipas LSI, Rama ka bërë shkeljen më të rëndë të ligjit me thirrjen e bërë para pak ditësh, duke thyer dhe detyrën si kryeministër.

Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore”, citon LSI në njoftimin e bërë publik mbi këtë çështje.

Sipas LSI janë shkelur rëndë rregullat e një procesi zgjedhor pasi Rama ka shkelur rëndë ligjet që ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.
Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor. Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale”, citon LSI duke kërkuar hetim objektiv.
“Nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv. Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje

“Kontroll mjekësor Kryeministrit”
LSI në kërkesën për hetim objektiv ndalet në gjendjen shëndetësore të kryeministrit. Sipas LSI, partia cmon të domosdoshme një kontroll mjekësor nëse kreu i qeverisë është apo jo i aftë mendërisht për të ushtruar detyrën e tij.
“Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”.

“Presidenti të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”
E nuk ndalet këtu, LSI ku përvec kontrollit mjekësor të kryeministrit i bën thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit. Shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj për zbatimin e ligjit”.

Thirrja e Ramës
“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre”, tha Rama ne Kucove.

Ndjesa e Rames
“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi”, shkruan Rama në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here