Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka humbur në finalen e madhe të spektaklin “Amici” të Maria de Filipit në Itali.
Klaudia Pepa ka humbur 48% me 52% përballë Virginias, e cila është shpallur fituese, por publiku shqiptar dhe italian ka kundërshtuar rezultatin në faqen zyrtare të “Amici”.
Në finalen e mbrëmjes së sotme balerina shqiptare performoi mjaft mirë në kategorinë e kërcimit, por fatkeqësisht mbylli aventurën duke mos u shpallur fituese e këtij kompeticioni.
Gjithsesi Klaudias i është ofruar mundësia e punësimit në trupën e balerinëve profesioniste të ‘Amici’.